Asmussen-Klosi lidhin marrëveshje për njohjen e pensioneve për 15 mijë emigrant

    349
    TIRANE – Rreth 15 mijë emigrant shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani do tu njihen vitet e punës dhe kontributet shoqërore për efekt pensioni. Kjo gjë bëhet e mundur falë marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe Sekretarit të Shtetit Gjerman, Jorg Asmussen për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë si dhe Protokollin Përfundimtar të saj. 
    Sigal

    Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë rreth 15 mijë shqiptarë në Gjermani dhe shtetasit gjerman që punojnë në Shqipëri.

    “Kjo është një ditë shumë e gëzuar për të gjithë emigrantët shqiptar në Gjermani, ata të cilët kanë punuar prej shumë vitesh në Shqipëri e tashmë vazhdojnë të punojnë në Gjermani apo ata që kanë punuar në Gjermani dhe tani janë kthyer në Shqipëri, pasi nëpërmjet kësaj marrëveshje ne u japim atyre të drejtën që këto pensione të njihen në të dyja vendet dhe kalkulimi i kontributeve dhe viteve të punës të mos humbasin”, -tha Klosi. 

    Ndërsa sekretari i Shtetit Gjerman, Asmussen ka vënë theksin se me këtë marrëveshje është bërë një hap i madh i rëndësishëm përpara në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në politikat sociale, në bashkëpunimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës