Artur Sulçe: Shkaqet e vërteta të aksidenteve në vend, ja masat emergjente që duhen marrë

    511
    Sigal

    INTERVISTA/ Eksperti i aksidenteve rrugore flet për mungesën e sinjalistikës në Shqipëri

    Mungesa e sinjalistikës në rrugët që janë në ndërtim dhe mosplotësimi i tyre me sinjalistikën përkatëse janë ndër shkaqet e shumicës së aksidenteve në Shqipëri. Disa nga arsyet e aksidenteve dhe masat që duhen marrë për parandalimin e aksidenteve i paraqet në një intervistë për “Telegraf” eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe.

    -Zoti Sulçe, ashtu si dhe në vitet e kaluara kanë ndodhur shumë aksidente, cili është sipas jush, burimi i këtyre aksidenteve? Sa e plotësuar është sinjalistika?

    -Në qoftë se do gjykojmë për rrugët interurbane dhe kryqëzimet kryesore të vendit tonë konstatojmë se, elementët e sigurisë të këtyre rrugëve, nuk janë të plota. Nëse do ta shikonim më ekzaktësisht problemin e rrugëve, nuk janë të plota, mungon pajisja e ruajtjes së karrexhatës, mungon sinjalistika sepse duke qenë një rrugë e pambaruar duhet të ishte e pajisur më sinjalistika që duhet për një rrugë që është në ndërtim. Për këtë arsye duhet të vendoset sinjalistika përkatëse që duhet për rrugët në ndërtim dhe më konkretisht, kryesisht në kryqëzimet kryesore, po ashtu edhe në kryqëzimet që janë mbaruar dhe në konstatojmë një sinjalistikë që nuk është e plotësuar. Konkretisht rruga Levan-Tepelenë, e cila është e hapur dhe sinjalistika mungon. Kjo ka ardhur si pasojë e asaj që nuk është bërë brenda parametrave të BE-së. E mora si shembull sepse ajo është një nga rrugët që është mbaruar tani dhe sinjalistika mungon. Me hapjen e këtij segmenti rrugor ne konstatojmë që aksidentet në këtë segment nga dita në ditë po shtohen. Atëherë si duhet që të gjykojmë? Atëherë do të themi elementët e sigurisë rrugore dhe sinjalistika, e cila është ligji gjatë lëvizjes në rrugë mungon. Po ashtu , duke mos qenë i mbaruar ky segment mungojnë edhe mbikalimet dhe nënkalimet, të cilat duhet të jenë në projekt dhe që duhet të kenë kohën e nevojshme për t’u bërë. Por një rëndësi e veçantë duhet t’i jepet faktit që, investitori i ka dhënë lekë shtetit për të kryer këto punime. Është e rëndësishme që investitorët duhet ta kontrollojë kontraktori nëpërmjet supervizorit.

    -Atëherë ju thoni që sinjalistika ndihmon në parandalimin e aksidenteve. Cilat duhet të jenë masat që duhet të merren menjëherë për pajisjen e rrugëve me sinjalistikën e duhur?

    -Ne konstatojmë  së pari, dy element. E para, e thashë edhe më lartë se janë rrugët e pambaruara. investitori nuk e di nëse i ka dhënë të gjitha lekët e nevojshme kontraktorit edhe për vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore, të cilat kapin 10-20 për qind të vlerës së projektit. Por tek ne, nuk është marrë në edukatën shkollore sinjalistika dhe respektimi i saj. Kështu që ne nuk e konceptojmë dot rrezikun që sjell mungesa e sinjalistikës rrugore. Duhet të kuptojmë një gjë, sinjalistika  është ligji për përdoruesin e rrugës në rrugë. Është njësoj sikur të shkosh në aeroport dhe ke vetëm bileta dhe tabelën vertikale dhe nëpërmjet këtyre dy elementëve u gjeni rrugën ku duhet që të hipni në avion. Mungesa e sinjalistikës bën që të krijohet një amulli në rrugë dhe të bëhen aksidente. Në botë, 20 për qind e aksidenteve ndodhin si pasojë e sinjalistikës, ndërkohë që, në Shqipëri ndodh 80 për qind e aksidenteve për shkak të sinjalistikës, sepse na mungon totalisht sinjalistika. E vetmja rrugë që është e plotë me sinjalistikë është nga Tepelena ne Gjirokastër, pastaj të gjitha rrugët e tjera nuk janë brenda rregullores së Kodit Rrugor përsa i përket sinjalistikës.  Pra, sinjalistika është, por nuk është zbatuar në përputhje me rregulloren. Ajo mund të ketë qenë në projekt, por nuk është zbatuar sipas rregullores. Tani nuk kemi një standard të rrugëve në vendin tonë. Po të shikosh një rrugë ndryshon nga një rrugë tjetër gjithmonë, po flas nga ana e sinjalistikës.

    -Cilat janë masat urgjente që duhen marrë në lidhje me sinjalistikën që mund të çojnë edhe në uljen e aksidenteve?

    -Së pari, nëse një rrugë është e pambaruar dhe është bërë vetëm trupi i saj, ajo duhet që të pajiset urgjentisht me sinjalistikat e përkohshme, që përdoruesit të rrugës t’i jepet informacion për situatën në rrugë. Në lidhje me rrugën apo me karrexhatën, ku ata lëvizin, duhet që të vendoset sinjalistika në momentin që asaj rruge t’i jenë plotësuar të gjitha elementët e sigurisë rrugore, në të kundërt të vazhdojnë në sinjalistikën e përkohshme.

    -A mund të ndikojë pozitivisht vendosja e gjobave, në ndërgjegjësimin për të qenë më të kujdesshëm në ecjen përgjatë rrugës, çka do të çonte në uljen e numrit të aksidenteve?

    -Në lidhje me penalitetet që ka për përdoruesit e rrugës në Kodin Rrugor është bërë përafrimi me legjislacionin e BE-së. Në këtë parim në grupin e punës në logjikën time është bërë përafrimi i penaliteteve që vendosen në Itali dhe kjo pastaj është përshtatur me nivelin e pagave që është në vendin tonë dhe kjo llogaritet sa është paga minimale duke u llogaritur me koefiçentin që mund të ketë për vendosjen e rripit apo për përdorimin e pijeve alkoolike dhe nga kjo dalin gjobat që vendosen. Sa më të përgjegjshëm mund të jenë policët rrugor dhe mënyra e organizimit për penalizimin e shkelësve të ligjit, kjo mund të arrijë që mund të edukojë nëpërmjet këtyre penaliteteve përdoruesit e rrugës. Por edhe shërbimi i punonjësve së policisë në rrugë është i gabuar çka do të thotë që mungesa e profesionalizmit të tyre është në shkallën maksimale. Kjo do të thotë që nuk do të bëjnë parandalimin e aksidenteve në mënyrën e duhur.

    -Një situatë kaotike krijohet shpesh herë në kryeqytet, për shkak të trafikut, ju si mendoni se është paaftësia e policëve të Rrugores apo sinjalistika lë për të dëshiruar?

    -Në rast se në do të shikojmë metropolin tonë, apo dhe qendra të tjera të banuara ne do të konstatojmë se kemi trafik 24 orë, vetëm këtu ndodh kjo dhe do të thotë që menaxhimi i trafikut është zero, se në shtete të tjera trafiku është vetëm në orare të caktuara. Konstatojmë që nuk punojnë semaforët, po ashtu dhe hyrje-daljet në rrugët urbane nuk janë brenda standardeve. Por ideja është që nëse nuk kemi standarde atëherë të punohet deh të merret një standard tjetër, le të merret një standard italian meqenëse dhe kodin rrugor e kemi italian një pjesë, ose të merren standarde të vendeve të tjera. Element tjetër i rëndësishëm është ai i pikave të zeza që i quajmë ne. Ato nuk janë ezauruar, është vetëm një tek rreth-rrotullimi i doganës, të gjithë pikat të zeza siç janë rruga e Elbasanit, apo shkolla Teknologjike, apo dhe pika të tjera, krijojnë një sërë aksidentesh.

    -Mungesa e semaforëve në Tiranë dhe e korsive të emergjencës, është një problem më vete, sa e vështirësojnë këto qarkullimin?

    -Është krejt normale që kjo është një detyrim ligjor i bashkisë për monitorimin e semaforëve. Por semaforët janë të vjetër dhe janë me përdorim manual, e di që është një projekt por se di se kur do të zbatohet për krijimin e një qendre dhe ndryshimin e semaforëve dhe të kontrollohen nga salla dhe në këtë mënyrë të bëhet dhe kontrolli elektronik i tyre.

    -Problemi i sinjalistikës është i pranishëm si në qendrat urbane dhe në ato interurbane. Sa kohë do të duhet që të rregullohen këto probleme?

    -Pa diskutim që mungon sinjalistika dhe kjo vjen për faktin se ne nuk kemi një standard që të përputhej me atë europian apo atë të ndonjë shteti tjetër jo europian. Pa kaluar testimi që çdo element i rrugës të ishte me standardet e Komunitetit Europian nuk do të ketë dhe rregullim të sinjalistikës sonë. Ndaj qeveria duhet të investojë në sinjalistikë për të shpëtuar jetë njerëzish