ALUIZNI, publikon 2000 emrat që marrin lejen e legalizimit të banesave

    329
    Sigal

    Drejtori Ardian Kollozi: Administrata, e aftë të përballojë, të gjenerojë, të kompletojë e të përgatisë dosje dhe leje legalizimi

    ALUIZNI publikoi dje listën emërore me 2000 ndërtues informalë duke shprehur dhe një herë bindjen dhe vendosmërinë se administrata e ALUIZNI-t, e shtrirë tashmë, pas krijimit të drejtorive të reja, në mënyrë proporcionale në gjithë Shqipërinë. Në njoftimin për shtyp drejtori Ardian Kollozi ka shprehur bindjen se administrate është e aftë të përballojë, të gjenerojë, të kompletojë e të përgatisë dosje dhe leje legalizimi me një ritëm të shtuar, ritëm i cili medoemos do të realizojë objektivin tashmë të shpallur e të bërë me dije nga ne, për mbylljen e procesit të legalizimit brenda vitit 2013. Ai ka theksuar se: “Shfrytëzojmë rastin që dhe një herë, në mënyrë miqësore të falënderojmë të gjithë ndërtuesit informalë dhe kategori të tjera të përfshira në këtë proces, për vullnetin më shumë se pozitiv dhe interesin në rritje të treguar javët e fundit e i ftojmë gjithashtu të intensifikojmë bashkëpunimin, të kryejmë gjithsecila nga palët detyrat tona, me qëllim realizimin e objektivit të përbashkët”.

    Listën e plotë do ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print