Ali Asllani/ Ç’do të thotë patriot?

    528
    Sigal

    Ç’do të thotë patriot

    sot për sot në Shqipëri?

    Një tufë’ ah e një tufë lot,

    një njeri i pa njeri!

    Jo, jo! Burri i bën ball’

    do buçit si val’ mbi zall,

    Sa më zi edhe më zi

    sido qoftë pun’ e tij,

    copë-cop’ i bënet buza

    po aspak s’i falet shpuza.

    Sikurse një gur stërrall,

    në gji zjarrin e ka ngjall,

    qoft’ në lum’ e qoft’ në det

    zjarr’ i tija nuk humbet!