Aleko Likaj/ Përtej dritares është gri

    319
    Sigal

    (Tregim)

    Atë ditë, Ramiz Alia dukej më i lodhur se zakonisht. Pasi zbriti nga “Benz –Mercedes”-i i zi, u ngjit shkallëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor me një hap të ngadaltë. Ishte i trishtë në fytyrë e mollëzat ishin ngjyrosur në një të verdhë të lehtë, që zbriste poshtë deri te mjekra gjysmë e rrumbullakosur. Pa u ulur në tavolinën e punës së tij, kërkoi të lajmërohej këshilltari për sigurinë. Bëri disa hapa e u drejtua te dritarja e mesit. Përtej xhamit dukej tashmë një shesh krejtësisht i zbrazët e përballë i heshtur konturet e stadiumit gjigand, të vetmin që kishte Shqipëria për aktivitete ndërkombëtare. Iu duk për një çast se ai kishte rënë në një gjumë të rëndë e të thellë si një ari i vetmuar në male. Një orë më vonë duhej të linte zyrën e presidencës për të vazhduar mbledhjen e Byrosë Politike që kishte nisur që në mëngjes mes debatesh dhe dilemash. Dy detyrat, ajo e Presidentit dhe e sekretarit të parë të KQPPSH-së, e kishin bërë njeriun më të fuqishëm të këtij vendi. Pas vdekjes së Enver Hoxhës u duk se shpatullat e tij ishin tejet të brishta për ta mbajtur këtë peshë që kërkonte koha.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf