Albert ZHOLI/ Mesazhi i një nate pranvere

    404
    Sigal

    Atë mbrëmje pranvere isha tepër i lodhur. Sa hyra në shtëpi mbylla celularin dhe u shtriva në krevat, pa komunikuar me njeri. Gjumi më zuri menjëherë si me magnet. Të nesërmen, kur u ngrita, koka më dukej e rëndë si vare. Hapa celularin. Menjëherë ndjeva sinjalin e mesazhit. Kërkova menjëherë rubrikën te leximi i mesazheve dhe lexova me një frymë: “Berti, të mora në telefon mbrëmë, por e kishe fikur. Takohemi në orën 08:00 te stacioni, Akademia (Athinë), te stacioni i autobusit 103. Afrimi”.
    – Nuk më mbeteshin as 25 minuta kohë. Ishte ditë e diel Marsi, e diela e dytë. U bëra gati ngutshëm, ashtu si munda, dhe u nisa për te vendi i takimit…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf