Alarmi, buka e infektuar po helmon shqiptarët

    838
    Një skandal tjetër shfaqet në jetën e shqiptarëve, me burim neglizhencën dhe pazaret e shtetarëve me tregtarët në sektorin ushqimor shqiptar, me pasoja të rënda për jetën e njerëzve. E kemi fjalën për bukën që prodhohet nga “vrasësit” e padukshëm tregtues, prodhues e mos kontrollues buke, të cilët në emër të fitimeve e përfitimeve, në bashkëveprim e ortakëri të pisët me shtetarët importojnë dhe përdorin grurë e miell kancerogjen, grurë tagji kafshësh e miell të skaduar me “moshë” prodhimi deri 40 vjeçare me origjinë nga Serbia e Rusia dhe e përdorin për bukë për popullatën e prodhime brumi në Shqipëri. Në muajin dhjetor 2014, gazeta “Telegraf” zbuloi, investigoi dhe denoncoi publikisht deri në organet e drejtësisë shqiptare, krimin jetësor që bëhej me miellin dhe grurin serbo-rus që futej në Shqipëri nga firmat dhe shpërndahej nëpër prodhuesit e bukës e madje edhe të pastiçerive, duke u lejuar në dogana e në treg, prej vetë institucioneve kontrolluese të shtetit shqiptar. Atëherë, pati 24 orë reagime dhe skena demagogjie për të gjoja bllokimin e këtij mielli e gruri “vrasës”, por nuk pati veprime, për të ndalur këtë krim masiv ushqimor. Sot, gazeta “Telegraf”, po publikon një tjetër skandal-krim jetësor, lidhur me bukën që prodhohet e konsumohet në Shqipëri. 
    Plas sëmundja e “Coli Bacil” në bukën e prodhuar me miell të infektuar
    Katër ditë më aprë, në redaksinë e gazetës “Telegraf” erdhi një denoncim nga një mjek mikorbilog, lidhur me bukën që prodhohet në Shqipëri. Pas vëzhgimit me sy të lirë të cilësisë së bukës, ai konstatoi një çregullim strukturor të bukës që pordhohet dhe tregëtohet në Tiranë. Si ekspert i fushës, i nxitur prej dyshimeve që kishte për problemet mikorbilogjike në bukë, mjeku konstatoi se buka që ai blinte në dyqanin e lagjes në Tiranë dhe pas testimeve të bëra edhe në 160 pika shitje e furra buke në Tiranë, ishte me sëmundjen e rrezikshme me emrin “Coli Bacil”, ose siç njihet në gjuhën popullore “Sëmundja e patates”! Pas denoncimit të argumentuar të mjekut mikrobiolog, gazeta “Telegraf” realizoi një investigim lidhur me këtë skandal e krim njerëzor që bëjnë tregtarët dhe prodhuesit e bukës në Shqipëri dhe që shteti i lejon deri edhe duke i pajisur me letra importi, me analiza laboratorike mielli e fleta analize sigurie prodhimi buke me të dhëna false si “të rregullta”, në shkëmbim të përfitimeve me ryshfete. Kujtojmë, që 435 zyrtarë të sektorit të bujqësisë, ushqimit, tatimeve e doganave e pushtetarë lokalë në shkallë vendi, janë tregtarë mielli, gruri e prodhues buke në Shqipëri dhe ky fakt ndoshta i ka “qepur gojën”, i ka “vulosur veshët” e i ka “verbuar” sytë shtetit për të mos vepruar kundër krimit me ushqimet, sidomos me bukën, brenda të cilës është edhe kanceri i grurit dhe miellit të helmatisur serbo-rus që hyn pa asnjë kontroll por me letra false në dogana! Po çfarë është kjo sëmundje që është shfaqur gjatë muajit qershor e korrik tek buka në Shqipëri? Sëmundja “Coli Bacil” krijohet në bukë dhe në gjithë prodhimet e brumit deri tek picat, simitet, ëmbëlsirat dhe kaushët e akulloreve, që kanë si bazë miellin e infektuar me virusin “Coli Bacil”. Kjo sëmundje, sipas specialistëve, nis që në fazën e pjekjes së grurit të mbjellë prej farës së infektuar dhe vazhdon deri në produktin miell, kur ky nuk mbahet në kushte mjedisore sipas kushteve të përcaktuara të sigurisë. Në fazën e prodhimit të grurit deri në korrje shfaqet virusi i rrezikshëm “Coli Bacil”, i cili depoziton “vezët” e tij aktivisht në përmasa të mëdha në miellin që prodhohet prej këtij gruri të infektuar. Këto “vezë” të lëshuara prej virusit “Coli Bacil”, gjejnë terren “çelje” e aktivizimi infektues deri me efekt degradues, helmues e kancerogjen në organizimin e konsumuesit të miellit ose bukës së prodhuar prej këtij mielli, në rastet kur mielli nuk magazinohet në kushte sigurie larg lagështirës dhe ndotësve të tjerë mjedisor e atmosferikë. Në këtë rast, sipas ekspertëve mikorobiologë, “vezët” e virusit “Coli Bacil” shumëzohet në përmasa të mëdha aq sa kur mielli kthehet në bukë ose produkte të tjera quhet absolutisht e pa konsumueshme dhe shenjat e saj dalluese me sy janë lagështira e tulit të bukës, gjendje e qullët e bukës, ngjyra e zbehet ë tulit të bukës, deformimi fizik i formës së bukës, korrja e djersitur e bukës, ngitja e tulit të bukës në lëkurën e duarve, krijimi i kokërrizave të qullëta të tulit të bukës, tharja e menjëhershme e bukës… mjafton të jenë këto shenja në bukë dhe duhet thënë se buka ëhstë me sëmundjen e rrezikshme për jetën të quajtur “Coli Bacil”. 
    Shenjat që jep konsumi i bukës me sëmundjen “Coli Bacil”
    Gazeta “Telegraf” ka zhvilluar këto ditë, takime me 30 mjekë infeksionistë, laborantë, mikrobiologë, ekspertë të sigurisë ushqimore, specialistë bujqësie dhe mjekë të shëndetit publik, prej të cilëve ka marrë denoncime, prova e përgjigje konkrete tepër alarmante për plasjen e sëmundjes së bukës “Coli Bacil”, për pasojat dhe shenjat që shfaq tek konsumatori i bukës me këtë sëmundje. Çfarë shenjash dhe pasojash krijon konsumimi i një buke, pice, ëmbëlsire, apo çdo lloj produkti tjetër, që prodhohet me miell të infektuar me virusin “Coli Bacil”? specialistët, konfirmojnë, se buka me sëmundjen “Coli Bacil” nëse konsumohet krijon dhimbje barku, diare, marrje mendsh, ulje tensioni, të vjella tek fëmijët e moshës 1-10 vjeç, dobësi fizike, nevojë e shpeshtë për ujë, djersitej të qafës dhe fytyrës, kruarje të lëkurës në duar dhe në pjesën e mesit të trupit e në gjoks, rëndesë në sistemin nervor, shpeshtim të rrahjes së pulsit, shpërqendrim vëmendjeje gjaët bisedave, mungesë vullnetit për punë, nervozizëm pa shkak… Pasojat që shkakton kjo sëmundje janë tre: rrezikun e humbjes së imunitetit të trupit, “njolla infeksioni” në mëlçi dhe komplikacione të përhershme në sistemin urinar. Por nëse doza e infeksionit “Coli Bacil” është e lartë, shkakton edhe rrezik për jetën, kjo sidomos tek individët me sëmundshmëri kronike, tek diabetikët, tek të sëmurët me zemër dhe astmë. 
    Alarmi, 2230 raste me “Coli Bacil” prej bukës me miell të infektuar, mjekët i cilësojnë “viroza stine”
    Skandali me sëmundjen e bukës “Coli Bacil”, ky krim jetësor që krijohet prej tregut të pisët të miellit e grurit të infektuar dhe kancerogjen që importohet nga Rusia e Serbia për në tregun shqiptar, 60% e të cilit është prodhuar që në kohën e mardhenieve me ish-Bashkimin Sovjetik, fshihet edhe nga mjekët shqiptarë nëpër qendrat shëndetësore, ku njerëzit shkojnë për vizita mjekësore ditore. Sipas investigimit tonë dhe sipas deklarimit të vetë qendrave të urgjencave ambulancave, çdo ditë paraqiten për vizita afro 10 mijë persona në shkallë vendi. Vetëm në Tiranë, paraqiten çdo ditë afro 4000 persona për vizitat. Por çfarë ndodh? Mjekët pasi i vizitojnë i përcjellin me shprehjen shabllone: “Janë viroza stine, mos qëndroni në diell, lagni duart, kokën e këmbët me ujë të ftohtë”! po e vërteta cila është? Gazeta “Telegraf”, në bashkëveprim me mjekë të qendrave shëndetësore dhe me me disa laboratorë privatë, ka zbuluar se shumica e atyre që përcillen me shabllonin “Janë viroza stine”, në fakt janë të prekur nga sëmundja e rrezikshme e bukës “Coli Bacil”. Numri i atyre që janë prekur nga kjo sëmundje arrin shifrën rekord 2230 raste për muajt qershor-korrik 2015, nga të cilët 1540 raste janë evidentuar vetëm në muajin korrik 2015! Por mjekët të cilët në këtë periudhë janë në testim(provim) prej ministrit Beqja, nga frika e mbetjes në provim nuk ua thonë sëmundjen e vërtetë edhe të instruktuar prej ministrit Beqja, për të mos përhapur panik, duke fshehur krimin që krijon tregu i grurit, miellit dhe bukës së infektuar me “Coli Bacil”. 
    Nga vjen mielli i infektuar? 
    Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që del prej siloseve që bluajnë drithëra të infektuar me doza, kancerogjene që duhen groposur dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta” doganore e analizash laboratorike sigurie,??. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, moshës së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fito-sanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të Udhëzimit Nr. 13 datë 29. 09. 2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore”, si dhe Urdhrit të Ministrit Nr. 192 datë 06.06.2011 “Mbi Substancat e padëshiruara në ushqimin për kafshët”.
    Sëmundja “Coli Bacil” shitet bashkë me bukën, AKU bën sikur nuk shikon, lëshon letra sigurie fiktive
    Po AKU çfarë po bën? A e dini se cli institucion e ka këtë sigël”? është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ka një “ushtri” prej 470 shefash e zyrtarësh që paguhen çdo muaj nga taksat e shqiptarëve sa 8-12 pensione mujore pleqërie dhe nuk kontrollojnë, ose më saktë bëjnë sikur kotrollojnë, dalin në aksione ose kur u plas ndonjë skandal, ose kur u boshatisen xhepat, dollapët e ushqimeve dhe frigoriferët. Natyrisht që disponojmë edhe mera shefash e inspektorësh terreni e zyrash të AKU, të cilët e bëjnë këtë marifet, madje edhe duke u justifikuar se “punojnë” për shefat, emra të cilët do t’’i publikojmë! Problemi është tek skandali aktual i tregut të bukës me sëmundjen “Coli Bacil”. Në vend që AKU të mbajë nën kontroll këtë treg delikat me rrezikshmëri të lartë për jetën, manifeston heshtje, shpërfillje ndaj ankesave, bënë pazare me importuesit, prodhuesit, tregtarët e grurit prodhuesit e miellit e bukës, madje edhe me prodhuesit ilegalë të bukës, batërdi institucionale dhe krim jetësor ky, që AKU e njeh, e shikon çdo ditë por e lejon qysh në hyrje prej importit, qysh në sillosët e fabrikave të miellit (jo të gjitha) e deri tek furrtarët, që për nga kushtet dhe siguria higjenike, shumica janë edhe vetë me “infeksion ndotje”, me pamje “zhulsi”, tamam si ish furrxhinjtë e furrave të fshatrave skajorë përpara viteve 1990! Fakti është ky: Në Tiranë dhe në krejt Shqipërinë, prej 2 muajsh, po shitet bukë masive për popullatën dhe prodhime brumi, të prodhuara nga miell me sëmundjen “Coli Bacil” 
    Ja 15 pyetjet e bëra 8 muaj më parë nga gazeta “Telegraf””, të cilave nuk është dhënë poërgjigje
    1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
    2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
    3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
    4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
    5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen skarcitete? 
    6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
    7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
    8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
    9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
    10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
    11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e ,??nuk është zbuluar,?? asnjë rast ,??shkelje,?? në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
    12. Si është e mundur, që në 1 vit ,??nuk është zbuluar,??, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
    13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
    14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç,??bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
    15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
    (Vijon)
    Sigal