Ai shqiptar e ajo italiane do të marrin 8 mijë euro nga Prefektura

    433
    Sigal

    Kryetari i Bashkisë refuzon t’i martojë, shteti dëmshpërblen çiftin italo-shqiptar

    Ai shqiptar e ajo italiane do të marrin 8 mijë euro nga Prefektura. Në vitin 2008 donin të martoheshin, por ai nuk kishte dokumentet në rregull dhe kryetari i Bashkisë, legisti Candiani, nuk pranoi. Por sipas ligjit, ishte i detyruar të celebronte martesën

    – Një çift që donte të martohej në vitin 2008 e që nuk mundi sepse kryetari i komunës nuk deshi të celebronte martesën ka hedhur në fillim komunën e më pas shtetin në gjyq e sot ka fituar: duhen dëmshpërblyer nga Prefektura me 8 mijë euro.

    Ka ngjarë në Tradate të Vareses kur asokohe ishte kryetar legisti Stefano Candiani (sot senator) që kundër çdo ligji ua mohoi të drejtën civile të rinjve vetëm pse djali ishte me qëndrim të parregullt në Itali. Duhet t’u kërkonte të rinjve vetëm nulla osta për martesë e të mos “shqetësohej” nëse djali kishte apo jo lejen e qëndrimit. Por në atë kohë legistët kishin nisur haptazi një fushatë kundër martesave të përziera mes italianësh e të huajsh pa leje qëndrimi, që nga viti 2009 u kthye në ligj për ca kohë (deri sa u hodh poshtë nga gjykata kushtetuese) me një paketë sigurie të ministrit të brendshëm Maroni.

    E për peripecitë e çiftit, në pritje edhe të një fëmije, ky ishte vetëm fillimi. Djali u fut në një CIE dhe u riatdhesua. Vajza shtatzënë u detyrua të shkojë pas tij, të martohen në Shqipëri e të sjellë të shoqin në Itali me bashkim familjar.

    Dhe hodhën Komunën në gjyq. Gjykata fillimisht doli me sentencën se Komuna e Tradates nuk ka faj, sepse në çastin e celebrimit të martesës, funksionari i saj përfaqëson shtetin e jo drejtpërdrejt Komunën.

    Të rinjtë nuk u dorëzuan e hodhën në gjyq shtetin italian. tani, pas gjashtë vjetëve, Prefektura e Vareses, me pëlqimin e Avokatit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme ka propozuar të dëmshpërblejë çiftin me 8 mijë euro, që me sa duket është pranuar në gjyq nga çifti.

    Kërkesës për lëshimin e kartës së qëndrimit i duhet bashkangjitur edhe kopje e deklarimit të të ardhurave apo modeli CUD

    Karta e qëndrimit. Ç’të ardhura duhen pasur për ta kërkuar?

    Dua të kërkoj lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë por bëj punë sezonale. Nuk e di nëse të ardhurat janë të mjaftueshme për këtë dokument. A mund të më thoni sa kërkohen?

    Pavarësisht nga lloji i punës (e varur apo autonome), për të përmbushur kriterin e të ardhurave të nevojshme për lëshimin e lejeqëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, atë që vazhdojmë të quajmë kartë qëndrimi, i interesuari duhet të ketë të ardhura vjetore jo më të ulëta se shuma e çekut social për vitin kur paraqet kërkesën. Kjo parashikohet nga neni 9, paragrafi 1 i dekretit legjislativ 286/98.
    E për përmbushjen e kriterit të të ardhurat llogariten edhe ato që vijnë nga pensione të mundshme (ai i invaliditetit për shembull), ndaj duhen shënuar.

    Në rast se kërkesa për kartën e qëndrimit bëhet edhe për familjarë bashkëjetues, të ardhurat e kërkuara rriten në përpjesëtim me numrin e familjarëve që deklarohen në ngarkim. Është e mundur që të shumohen e të llogariten së bashku të ardhurat e të gjithë familjarëve bashkëjetues e me qëndrim të rregullt në Itali. Llogaritja që duhet bërë është e njëjtë me atë për bashkimet familjare (në përgjithësi, gjysmë çeku social shtesë për çdo familjar). Nëse kërkohet karta e qëndrimit për vete e dy apo më shumë bij nën 14 vjeç, të ardhurat e kërkuara janë sa dyfishi i çekut social.

    Për vitin 2014, shuma e çekut social është 5.818,93 €. Kjo do të thotë që nëse i interesuari e kërkon kartën e qëndrimit vetëm për vete duhet të tregojë se ka të ardhura vjetore bruto, që vijnë nga burime të ligjshme, të paktën sa kjo shumë. Në rast se kërkon kartën edhe për familjarë në ngarkim ja disa shembuj:

    • Kërkuesi + 1 familjar: 8.728,40 €
    • Kërkuesi + 2 familjarë: 11.637,86 €
    • Kërkuesi + 3 familjarë: 14.547,33 €
    • Kërkuesi + 4 familjarë: 17.456,79 €
    • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç: 11.637,86 €
    • Kërkuesi + 2 apo më shumë të mitur nën 14 vjeç dhe një familjar: 14.547,33 €.

    Kërkesës për lëshimin e kartës së qëndrimit i duhet bashkangjitur edhe kopje e deklarimit të të ardhurave apo modeli CUD mbi të ardhurat e vitit pararendës, nga i cili të dalë në dukje se ishin jo më të ulëta se çeku social (sipas nenit 16, paragrafi 3, germa b e dekretit të Presidentit të Republikës 394/99).

    Është mirë të kujtohet gjithashtu, se në çastin e paraqitjes së kërkesës për këtë dokument qëndrimi, kërkuesi duhet të kalojë edhe testin e gjuhës italiane apo të ketë në xhep një diplomë të gjuhës italiane të vlefshme për këtë qëllim; duhet të bashkëngjisë edhe kopje të kartotekës gjyqësore e të çështjeve gjyqësore të hapura në ngarkim; në rast se kërkesa është edhe për familjarë të tjerë duhet të bashkëngjisë edhe certifikatën e përshtatshmërisë së strehimit. Në çastin e paraqitjes së kërkesës për kartë, kërkuesi duhet të ketë në xhep një lejeqëndrim të paskaduar.

    *************************************************************************8

    DJKETUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    Të gjitha procedurat mund t’i bëni edhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të INAS-it, pa asnjë pagesë.

    Si kontrollohen periudhat kontributive e si aplikohet për pension në Shqipëri

    Jam emigrante në Bergamo. Më 20 dhjetor 2014, mbush moshën 60 vjeç. Në Shqipëri kam 21 vite pune me kontribute. Libreza e punës më ka humbur. Së pari ç’duhet të bëj që të gjej vjetërsinë e punës dhe ç’dokumente do më duhen për pension. A është e domosdoshme të kthehem personalisht në Shqipëri për të aplikuar?

    Përsa i përket shqetësimit që keni për mungesën e librezës së punës, në këtë aspekt një ndihmë të rëndësishme e ofron patronati INAS. Çdokush mund t’i drejtohet patronatit për të pasur konfirmim për periudhat e punës e të kontributeve të derdhura në të gjithë institucionet dhe ndërmarrjet ku ka punuar. Bazuar në marrëveshjen që INAS ka lidhur me Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, ISSh, patronati është në gjendje të verifikojë të gjitha periudhat kontributive, në arkivën e këtij institucioni.

    Duke qenë se arkivi i vjetërsisë së punës është në proces informatizimi, por ende nuk ka përfunduar, për përgjigjen do të duhet një kohë prej më pak se 1 muaj.

    Në rast të kundërt – pra kur i interesuari i di me saktësi periudhat e punës e të kontributeve të derdhura, – në çastin e aplikimit për pension, përpilon formularin PERIUDHA SIGURIMI, në të cilin shënon në rend kronologjik, të gjitha të dhënat mbi periudhat kontributive:

    Ndërmarrja/Institucioni/Ish-Kooperativa/Subjekti ku ka punuar
    Detyra që ka kryer
    Data e fillimit të punës
    Data e largimit nga ai vend pune
    Vërejtje

    Për aplikimin për pension, sipas mundësisë që keni, mund të paraqiteni vetë, ose të prokuroni një të afërmin tuaj. Të gjitha procedurat mund t’i bëni edhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të INAS-it, pa asnjë pagesë.

    Kushtet e përfitimit:

    Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:
    a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë;
    b) Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;
    c) Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;

    Në rastin Tuaj, do të përfitoni pension të pjesshëm pleqërie, që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vite që keni, me 35 vite që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra ju do të merrni 60% të pensionit të plotë.

    Dokumentacioni që duhet të paraqitni:

     Fotokopje e kartës së identitetit;
     Certifikatë e gjendjes familjare;
     Certifikatë martese per gratë (për efekt të mbiemrit të kohës së vajzërisë, me të cilin mund të ketë periudha pune);
     Dy fotografi;
     Libreza e punës (në mungesë të saj plotësimi i rubrikave të punës);
     Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
     Diploma e shkollës së lartë për gratë (e cila konsiderohet vjetërsi pune);
     Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;
     Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);
     Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive;
     Fotokopje e Librezës së pagimit të energjisë elektrike.

    Për sqarime të mëtejshme mund t’i drejtoheni Patronatit INAS –ALBANIA, çdo ndihmë ofrohet falas, duke shkruar një email në [email protected][email protected]; ose duke telefonuar ne 003554531748 – 00355665708074.

    Përgatiti Naim Balluku, zëvendëspresident i patronatit INAS Albania