Agim Bahrami/ “Hiret e një gruaje bionde” i autorit Albert Zholi

    401
    Sigal

    Ditët e fundit ka dalë në riqarkullim, libri me tregime “Hiret e një gruaje bjonde”, me autor Albert Zholin. Autori është i njohur për librat e tij publicistikë, për analitikën e kujdesshme mbi problemet e emigracionit dhe për dy vëllime me tregime. Është eksperienca e gjatë në fushën e letrave që e kanë mbarsur autorin me ide tëreja në lëvrimin e një stili të ri eksperimental duke sjellë një hop tejet cilësor në këtë vëllim me tregime. Që në titullin e tij, libri të thithë në hullinë e një misteri të përjetshëm njerëzor, me të cilën historia e letërsisë na ka mësuar ti skalisë nga Homeri e deri në ditët tona. Në gjashtë tregimet e këtij libri do të skaliten në mendjet tona llojet e dashurive nga ajo njerëzore, tek dashuria instiktive, interesi e deri tek dashuria e madhe që nuk njeh barriera dhe skaje, por mbin aty ku ka ndjenjë të sinqertë. Ajo është jokonvencionale, e papërlyer dhe shumë herë e fshehtë dhe dinjitoze. Nëpërmjet një narracioni të thjeshtë të personazheve, por mbi të gjitha një fantazie për tu patur zili ne mësojmë rrokapjekjet e njeriut për të gjetur vetveten, për të arritur pikën kulminante të fizicitetit dhe lumturisë fizike e cila asnjëherë nuk mund të planifikohet, e mbi të gjitha të nënshtrohet por gjithnjë mund të ëndërrohet dhe të zaptohet me forcën e shpirtit dhe duke luftuar edhe me gabimet dhe mosfatin.

    për më tepër lexoni gazetën Telegraf