Adivie Hoxha: Dhjetë vjet kërkesa për rikonstruksion ambientesh

    533
    Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Adivie Hoxha, e cila është përfaqësuese e Shoqatës Kombëtare të Shqipërisë edhe kryetare e shoqatës së invalidëve të qarkut Durrës, për gazetën “Telegraf”, ajo ka ritheksuar edhe një herë problemet që has kjo shtresë edhe për diskriminimin që vazhdon dhe u bëhet. Por për nder të tre dhjetorit, Shoqata “Paraplegjik dhe Tetraplegjik” në Durrës, do ketë mes shumë aktiviteteve të ditës dhe një ‘Koncert Bamirësie’. me këngëtarët Shkumbin Ismaili dhe Mihallaq Andrea.
    – Kur është krijuar shoqata e invalidëve “Para dhe Tetraplegjik në qarkun e Durrësit” dhe cili ishte qëllimi i saj?
    – Shoqata e invalidëve “Paraplegjikë & Tetraplegjikë” është krijuar më 9 shkurt 1992, nga një grup invalidësh dhe mbështetjen e një grupi intelektualësh të Tiranës. Qëllimi i saj ishte krijimi i ligjeve dhe të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar Fizike. Ndërsa dega e Shoqatës-Durrës, është krijuar më 9 mars 2004. Qëllimi i saj është bashkimi vullnetar i ‘Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve’ në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe lufta kundër mentalitetit e diskriminimit, ndihma për pajisje me mjete lëvizëse (karrige me rrota e aksesorë tjerë lëvizës).
    -Cilat janë problematikat që ju keni apo dyert që iu mbyllen, pasi duke parë ambientet tuaja, nuk besoj se festa është e rëndësishme?
    – Problematikat janë të shumta, por kryesore mbeten arsimi (që për shkak të barrierave arkitektonike nuk është në standardin e duhur), punësimi që vjen zinxhirë pas arsimimit me po të njëjtat vështirësi, barrierat arkitektonike, mosarsimi profesional. Por, problemi më i madh i shoqatës sonë është rikontruksioni i ambienteve. Prej më se 10 vitesh, shoqata jonë zhvillon aktivitetin e saj në ambientet e ish-URT-së, dhënë me qira nga Bashkia-Durrës, por që dhe kafshët do ndjeheshin të ofenduara në ato ambiente… ku mungon gjithçka… as zyrë, as kushte higjieno-sanitare, as energji elektrike, as ajrim… asgjë tjetër, përveç një “stallë”, ku sapo të bjerë shi mbushet me ujë, një qepen llamarine dhe mbi to një pllakatë. shoqata e invalidëve “Paraplegjike&Tetraplegjikë”, dega-Durrës.
    -A jeni ankuar për këto kushte. Ju jeni edhe në kryesinë e shoqatës së invalidëve “Paraplegjike&Tetraplegjikë”?
    – Ka 10 vite që kjo shoqatë zhvillon aktivitetin në këto ambiente…. Pra ka 10 vjet që nuk kanë reshtur kërkesat për rikonstruksion ambientesh. Dhe gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër…madje dhe duke na “injoruar”, se “ato ambiente jua kemi dhënë për humanizëm, se nuk e kemi për detyrë…. kërkojani shtetit… ne jemi pushteti vendor… të pavarur nga shteti”… shoqata e “Para&Tetraplegjikëve” të Shqipërisë (unë përfaqësoj degën e saj në qarkun – Durrës) është e vetmja shoqatë që mbron të drejtat e tyre dhe njihet nga shteti. 
    – Cila do të jetë motoja juaj në këtë koncert? 
    – Motoja e koncertit do jetë: “nuk jam ky që jam, dua të jem ai që duhet të jem”, do ketë recitime nga persona dhe krijues me Aftësi të Kufizuar Fizike…dhe të tjera që nuk po i zbulojmë…Veç ju themi: Na ndihmoni… ejani në koncert. Ne jemi të aftë të organizojmë e përcjellim mesazhe jete. Na falni një buzëqeshje, t’ju falim dashuri! Do ta drejtoj një konferencier dhe një vajzë me Aftësi të Kufizuar (në karrocë)
    – I keni ftuar mediat, në këtë aktivitet që do të mbani?
    – Dhe më e tmerrshmja, kërkova televizionet dhe mu refuzua ardhja…kanë frikë, mbase…..a s’ju interesojnë problemet tona…. në 2015 ky problem…. është e palogjikshme e as imagjinueshme
    Unë nuk frikësohem nga askush….nuk shpif….të vërtetën do ta them dhe para litarit.
    – E mesa po shoh, nuk paskeni mbështetës për asnjë kërkesë që bëni, po në këtë aktivitet do ju mbështesin?
    – Në këtë aktivitetin po na ndihmon Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashki, që është shumë pozitive, me organizatat e tjera…ndërsa nga Bashkia kemi ambientet e Pallatit të Sportit falas dhe Foninë nga drejtoria e kulturës….që janë ndihmë jo e vogël për ne.
    – Në këtë ambient, që ju e quani “qendër” këtu i keni zhvilluar përherë takimet apo mbledhjet?
    -Po këtu i kemi zhvilluar. 
    – A keni kërkuar takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale? 
    – Sigurisht, po na përcjellin me “fjalë të bukura”… Me Erion Veliajn nuk na u dha mundësia të flisnim për asgjë, (megjithëse, unë si “rebele” që jam, guxova të them diçka), por pa rezultat.
    Sigal