Adem Dauti: Bujqësia jonë, në degradim të plotë. Kodi agroteknik me 7 pika nuk zbatohet

    450
    Sigal

    INTERVISTA/ Flet ish- agronomi Adem Dauti: Të gjithë agronomët dhe  kryeagronomët thoshin se plehu organik është kryeagronomi i bujqësisë

    Sot flitet për rendimentet e ulëta në bujqësi, por nuk flitet se sa rëndësi i kushtohet farës, kohës së mbjelljes, plehërimit, plugimit, plehrave kimikë etj.. Sigurisht toka n.q.s nuk do të  mirëmbahet ajo kurrë nuk do të japë rendimente. Jo për çdo rendiment të ulët fajin e ka toka. Absolutisht, madje, ajo mund të jetë më e pafajshmja. Sot, në përgjithësi toka nuk punohet me traktor sepse traktori  harxhon shumë. Kostoja e punimit është shumë e lartë, është afërsisht 300 mijë lekë të vjetra për ha që nuk ka  leverdi asnjë fermer që ta bëjë. Dikur luftohej shumë  erozioni, miliarda metër kub tokë shkon sot në det sepse nuk luftohet erozioni. Një shi i vogël që bie e merr tokën dhe e çon në det sepse mungojnë pritat, kanalet dhe pengesat dhe toka aktive gërryhet

     Ju thoni se ka një kod agroteknik me shtatë pika, që n.q.s zbatohen do të ketë rendimente në bujqësi. Cilat janë ato?

     1- E para ishte punoje tokën !

     Sot toka nuk punohet por tallen me tokën. Bëjnë një punim shumë të cekët dhe  pjesa më e madhe punohet nga gomarët, me kuaj dhe nga vetë njerëzit që tërheqin qetë.

    Në përgjithësi nuk punohet me traktor sepse traktori  harxhon shumë. Kostoja e punimit është shumë e lartë, është afërsisht 300 mijë lekë të vjetra në vit që nuk ka  leverdi asnjë fermer që ta bëjë.

    2- Plehërimi i tokës. Ne dikur e plehëronim tokën me shkencë. Ne i bënim analizat agrokimike të tokës dhe çoheshin në  laborator ku sot ky laborator nuk  ekziston sot. Merreshin rezultatet nga laboratori dhe dilte se një fermer që e kishte atë tokë që i bëri analizën duhet ti hedhë një pleh të caktuar që toka e kishte në sasi të vogël. Pra duhet të hidheshin plehra dhe mikroplehëra ku më i pazëvendësueshmi është plehu organik. Të gjithë agronomët dhe  kryeagronomët e quanin se plehu Organik është kryeagronomi i bujqësisë. Plehu organik ka miliona mikroorganizma ku në bashkëpunim me tokën ku hidhet ajo fillon dhe përpunohet. Ne tokën e quajmë organizëm të gjallë.

     

    3- Lufto kundër lagështirës, erozionit dhe thatësirës.

    Për të luftuar kundër lagështirës janë kanalet kulluese të mirëfillta primare, sekondari dhe tercial. Kjo mund të quhet e parë, e dytë dhe e tretë por agronomët e quajnë primarë, sekondar dhe tercial.

    Në kohën tonë luftohej shumë  erozioni, miliarda metër kub tokë shkon në det sepse nuk luftohet erozioni. Një shi i vogël që bie e merr tokën dhe e çon në det sepse mungojnë pritat, kanalet dhe pengesat dhe toka aktive gërryhet. Buka e tokës ikën. Tokë të punueshme ne quajmë nga 0-60 cm.

    Kundra thatësirës punohet duke vënë në funksionim të gjithë kanalet vaditëse ku janë dhe ku s’janë të para, të dyta dhe të treta dhe në forma të ndryshme.

    4- Lufto kundër dëmtuesve dhe sëmundjeve të kulturave bujqësore. Mbas viteve 1990 kanë hyrë në Shqipëri që ne i quajmë pesticide dhe ata kanë ardhur të niveleve farmaceutike që nuk bëjnë shumë efekt. Në këto i kishim të tonat por edhe   importoheshin. P.sh në atë kohë në një shtëpi po të kishte tartabiqe dhe  po t’i luftoje me atom bas dhjetë vjetësh mund të përsëriteshin. Më e tmerrshmja në  këtë  fushë është se blihen helme për tregti dhe jo për bujqësi. Jashtë vendit tonë lufta kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve është shumë efikase. Atje ka rregull dhe ka kontroll.

    5-Mbill vetëm farë të zgjedhur. Mbill shpejt dhe në kohë optimale dhe siguro numrin e bimëve për hektarë.

    Në Shqipëri është prishur komplet sistemi i farave i prodhimit dhe i shitjeve të  farave i importit dhe i eksportit të farave i kontrollit dhe i mbjelljes së farave. Një herë në atë kohë është dënua kohë Jorgji Papo në Elbasan sepse nuk kishte  bërë analizën e farës që do të mbillte. Në atë kohe çdo farë që do të  mbillej do të analizohej në Inspektoratin e Farave, ku atje ka pasur një laborator. Atje do të kontrollohej fuqia mbirëse dhe energjia mbirëse, pastërtia varietore gjë që sot nuk funksionin fare dhe çdo njeri mbjell sipas qejfit të tij. Edhe ata që janë të  licencuar më shumë shikojnë  anën  financiare se sa anën  bujqësore. Çdo farë që duhet të hyjë duhet të certifikohet. Fara në Shqipëri nuk analizohet. Dikur ka pasur një institucion të shkëlqyer të prodhimit dhe të kontrollit të farave duke filluar që nga ministria e bujqësisë me një drejtori të veçantë vazhdonte me  inspektoratet dhe vazhdonte me laboratorët dhe me degët e farave me çdo rreth të  Shqipërisë. Në 26 rrethe që kishte Shqipëria në atë kohë dhe kishte 26 ndërmarrje të prodhimit të farave. Sot nuk ekziston asnjë dhe në atë kohë ta  ishin të mbushura me agronomë. Politika e Ramës duhet dhe mund të  zbatohet që uji të shkojë në rrënjë dhe pastrimi i kanaleve vaditëse dhe  kulluese. Duhet vënë dorë e fortë mbi kullimin dhe vaditjen dhe e dyta duhet të  vihet një kontroll i fortë i farave dhe i pesticideve. Çdo gjë duhet ta komandojë  shteti. Ngritja e ndërmarrjeve të ujërave është më kryesorja. Në mënyrë të veçantë duhet të kontrollohet importi i farave në të gjithë pikat doganore që ka Shqipëria. Duhet të jetë një agronom që merret me mbrojtjen e bimëve për futjen e pesticideve dhe t’i kontrollojë ato. Në çdo rreth duhet të ketë inspektorate të analizave që nuk ekzistojë më.