Adem Allçi, legjenda e burgut të Burrelit

    1236
    Sigal

    46 vjet nga thyerja e burgut të Burrelit

    Adem Allçi, Dhori Gronjoti, Sazan Hadëri qëndrestarët antikomunist që me guxim, heroizmin e tyre të pamat, pa marrë parasysh jetën, guxuan të përballen me diktaturën dhe të “zhvirgjërojnë” burgun më famëkeq të Shqipërisë atë të Burrelit, pikërisht 46 vjet më parë. Adem Allçi është hero i gjallë i qëndresës antikomuniste sa dhe vetë Sigurimi i Shtetit e quante “Njeriu me dy zemra”. Kjo legjendë burgjesh na jep edhe sot kurajo që regjime të tilla të mos kthehen më. Diktatura komuniste ne Shqipëri ishte ndër më të egrat në Europë, madje komunizmi erdhi si një formë regjimi që shumë shpejt diktatori mizorë Enver Hoxha e përshtati atë sipas mizorisë së tij dhe që në fillimet e pushtetit organizoi policinë politike që më vonë do të merrte emrin Sigurimi i Shtetit. Pra komunizmi nisi gjuetinë e shqiptarëve që më 1944, dhe pre e kësaj gjueti do të ishin nacionalistët, intelektualët, familjet e mëdha klerikët, ballistë e legalistë të gjithë ata që studiuan në perëndim dhe të gjithë ata që do të mendonin ndryshe nga diktatura. Ky mision barbarë nisi pa u ndalur sa që Shqipërisë i kushtojë shumë 143 mijë vite burg dhe internim qindra të vrarë, gra dhe burra sa dhe sot janë më shumë se 4800 varre të humbura të të burgosurve politike të vrarë tinëz nga Sigurimi i Shtetit. Ky mision barbar nisi me ndërtimin e kampeve dhe burgjeve në të gjithë vendin, por në fillim një burg mizor ishte gati pikërisht ai i Burrelit që me vuajtjet e të burgosurve do të drithëronte vetë Botën. Burgu i Burrelit gjendet në qytetin verior të vendit dhe pikërisht në lindje të qytetit të Burreli, vendlindja e Ahmet Zogut që mjerisht kishte ideuar këtë burg.

    Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Më pas burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëjej zgavra e ferrit për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin por dhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë. Ky burg ishte diversi i jetës, shtuar dhe torturat dhe izolimin e zgjatur ai ishte makthi i të burgosurve politikë. Ky burg rrethohej dhe nga misteri i sigurimit që enkas kush hapur varreza, njërin afër burgut apo sic e njohin vetë të burgosurit “tek qershia” tjetri rreth 500mm më largë apo në perendim të qytetit dhe më i mistershmi ishte lugina te “Koci i Kalit” disa kilometra në të hyrë të qytetit. Këto tri vende ishin varrezat e fshehta ku u varrosnit të egzekutuarit natën, që fatkeqsisht dy nga këto varreza janë zhdukur, ajo e stadiumit ku eshtrat u hodhën në lumin e matit dhe varreza e vreshtit që janë humbur gjyrmët. Pra ky burg kishte më shumë varreza sa vetë qyteti sepse krimi ishte përmanent dhe ndonjëherë dhe planë i sigurimit të shtetit. E mbi të gjitha ky ishte burg i sigurisë së lartë që ruhej me tri radhë ushtarës si dhe rrethimi i lartë, shtuar dhe vetë qytetin që ishte shëndërruar në atë kohë ku spiunët ishin në cdo vent të qytëtit, AGBV një struktur plus në qytet i bërit të thonin “Këtu i thonë Burrel, ku hy dhe nuk del”, por ama jo për shumë gjatë, pasi më 2 gusht 1967 tre të burgosur do ta thynin këtë burg famëkeq.

    Thyrja e burgit të Burrelit.

    Një ngjarje që tronditi regjimin e diktatorit, tre protagonist Adem Allci, Dhori Grenjoti dhe Sazan Haderi kishin skicuar ne memorjen e tyre planin e arratisjes si për të thyer mitin e pathyeshmërisë, slloganin e kobshëm, “ky është Burrel dhe hy e nuk del” për t’i thënë diktaturës se regjime të tilla nuk janë të përjetshëm dhe ka ende shqiptarë që guxojnë të përballen me të ndonse më 1967 diktatura ishe më mizor se kurrë. Më këtë mendim e kurajo tre shokët e burgut shkruajtën natën një ketër për t’ia dorëzuar komandës dhe bëhej fjalë për një letër për Enver Hoxhën. Ky ishtë shkaku i kontaktit të tyre me komandën, apo rojen e parë të burgut. Nata e 2 gushtit 1967, ishtë dita e planit të arratisjes dhe të tre nisën tek roja. Ademi me letër në dorë: “I thorë kamë një lëtër për Enverin”. Afrohet roja dhe ende pa e prekur me dorë Ademi e godet më shuplakë. Marrin celsat. Ndërrojnë uniformën me atë të rojeve dhe nisen drejtë soletës. Breshëritë e atomatikut nga kulla qëndrore shënjestonë ata dhe mbeti në vend i vdekur Sazan Hadëri. Ademi dhe Dhor kaluan telat por dhe ky i fundit kishë marrë një plumb në këmb dhe ngelin në fillim të vreshiti që gjendej në atë kohë karshi burgut. Ademi merrë arratinë për t’u kapun më vonë në pllajat e Macukullit pasi kishte rrugëtuar kilometra të tëra. Pas kapje ata u dënuan me vdekje pushkatim por më vonë atyre u falet jeta dhe sic e thot Allci: “Ndonjeherë edhe gjarpri bënë mirë”. Adem Allçi, bëri plote 28 vite burg gati në të gjitha burgjet e Shqipërisë, por jetën me të madhe e kaloi në Burrel. Njihej me emer në të gjitha burgjet për bëmat e tij të përballjes me gardianët dhe komandantët, madje ishte shëndërruar në legjend. Ashtu sic edhe e përshkruajn të burgosurit dhe sic edhe sot ruan një fizionomi të një figure të gdhendur nga vuajtja, tipare të ashpra gjithë muskuj dhë forcë edhe sot që po ofronë të shtatëdhjetave. Por në burg ai ishtë një “bishë” e vertet pasi stërvitej në qelit e ngushta dhe ngjitej në to qindra herë e përpostë kësaj ai kishtë një betejë të pa përfunduar ne jetën pasi komunizmi e vuri në shenjestër që në rini të hershme dhe jo vetëm atë por të gjithë familjen. Të gjithë vllëzrit në burg përvec nenës që kishte nisur kujën dhe mbeti prapa portave të burgjeve duke u kujdesur për to. Sa në një burg në tjetrin dhe në fund nëna e mori kujën e pambaruar me vetë sa kur djemt u liruan nga burgu nuk e gjetën më, shtëpin e askënd nga familja. Pas lirimit ata u kthyen në Maminas të Durrësit dhe sot vllezërit jetojn atje përvec Imerrit që nuk rronë. Ademi jetonë në Durrës por nuk reshti këto 22 vitë duke u përpjekur për integrimin e të përndjekurve. Ai sot është Kryetarë i Shoqatës së të përndjekurve dhe nuk resht cdo ditë të të bërit opozitë me pushtetarë që ende i kanë lënë të përndjekurit në thesin e harresë, mbase dhe të urrejtjes së tyre të kahershme. Burgu i Burreli në këtë 46 vjetorë të thyrjes nga këta heronjë as edhe nuk u përkujtua si shuplaka e parë kundër diktaturës, por po e sjellim në vëmendje për nderë të gjithë atyre që vuajtën nga regjimi komunist ne Burrel dhe në të gjitha kampet dhe burgjet e shqipëris. Nder për këta heronjë, që dhe burgu i Burrelit mbanë emrin “Adem Allci” Nderim për të gjithë ata që vuajtën nga diktatura dhe ngushëllim për të gjithë ato nëna që ende nuk kanë varret e të afërmve të tyre, që dirgjen honeve të burgjeve të egzekutuar tinzash nga sigurimi I shtetit për t’i qarë me kujën e pritur.

    Nga Ilir Vata