80 vulat e mjekëve, të vjedhura nga Ministri Beqja që “prodhuan” vjedhjen 1.5 miliard lekë

    374
    Skandali, me bilanc të deritanishëm 1.5 miliardë lekë të vjedhura me “letra shteti”, i rimbursimit fiktiv të ilaçeve të shqiptarëve që luftojnë me vdekjen dhe paguajnë vjedhjet që bëhen me çmimet e ilaçeve prej bandës “Beqja”, nuk është aq i thjeshtë sa po denoncohet në media e në parlament. Është një “pusetë” korrupsioni gjigand”, të cilës nëse nuk do t’i ishte hequr “kapaku”, do të vazhdonte të përpunonte krimin e qelbët të bandës së ilaçeve, që ministri Ilir Beqja ka krijuar, instaluar e ka hedhur në aktivitet në sektorin e shëndetësisë shqiptare, qysh ditën e parë të “gradimit” si ministër. Ishte kontrolli i Zyrës Anti-Korrupsion i Kryeministrisë, i cili u vu në lëvizje pas 193 denoncimeve të bëra nga mjekët që u ishin vjedhur e u përdoreshin vulat nga “”banda Beqja” dhe nga 97 farmacistë, të cilëve u kërkohej të përdornin receta e rimbursime fiktive që “çeta” e zv/drejtorit të ISKSH, zotit Sokol Skuraj, në emër të hajdutërisë së ministrit Beqja i plotësonte, firmoste e vuloste me emra mjekësh vulë-vjedhur. Prej 1 viti, Zyra Anti-Korrupsion në Kryeministri, që drejtohet nga Ergys Hoxha, personazhi që edhe vetë është kapur duke qarkulluar me makinë me targa false, ka fshehur këto denoncime, por ka qenë prokuroria ajo që e ka detyruara të nis hetimin e të zbuloj krimin me ilaçet që në letra rezultonin të konsumuara nga pacientët, por që na fakt ishin vjedhje vlere financiare rimbursimi. Ky drejtues i Zyrës Anti-korrupsion në kryeministri e ka fshehur raportin e kontrollit të këtij krimi që prej muajit prill 2014, pra për 1 vit radhazi, me shpresën se nuk do të zbulohej. Por denoncimet e shumta të mjekëve e farmacistëve në prokurori, bënë që skandali të publikohej. 
    Ministri Beqja mblodhi, vodhi dhe përdori ilegalisht vulat e 80 mjekëve rimbursues
    Nisja e këtij skandali, ka lidhje me një urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, lëshuar 13 muaj më parë, për të mbledhur vulat e mjekëve që kanë të drejtë lëshimi recetash rimbursimi për farmacitë me rimbursim, me mashtrimin se gjoja “do të bëheshin vula të reja”. Por vulat nuk janë asgjësuar, përkundrazi janë mbajtur në “xhepin” e ministrit Beqja, duke u përdorur për të lëshuar receta fiktive, që shkonin vetëm 32 farmacitë “me letra” dhe në 59 farmacitë “pa letra” që ka klani “Beqja” dhe në 4 farmacitë “me letra” e në 7 farmacitë “pa letra” që ka familja e Zv/drejtorit të ISKSH, zotit Sokol Skuraj. Çfarë ka ndodhur? Në periudhën dhjetor 2013-prill 2014, kur është konstatuar vjedhja, janë futur në vendin tonë sasi barnash 4 herë më shumë, sesa nevojat që ka popullsia dhe 11 herë më tepër se sa nevojat që ka katëgoria e pacientëve që rimbursohen. Vetëm “insulina” psh., sipas raportit të OBSH është futur në sasi 2 herë më teëpr se kërkesa që ka krejt nurmi i pacientëve që vuan nga diabeti. Me zbulimin e skandalit të rimbursimit të farmacive që shërbenin si “lavatriçe” rimbursimi për ilaçet që vidheshin. Me nisjen e kontrollit nga Kryeministria, farmacitë e klanit “Beqja-Skuraj” e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar. 
    OBSH: Me receta false, në farmacitë “Beqja-Skuraj”, rimbursoheshin ilaçe që nuk ishin futur ende në Shqipëri
    Ekspertët e OBSH, kanë zbuluar skandalin me ilaçet, duke konstatuar, se një listë e gjatë barnash, rimbursoheshin në fiktivisht në farmacitë e klanit “Beqja-Skuraj”, ende pa u futur në Shqipëri! Në buxhetin e ministrisë “Beqja”, zhvateshin milionat e rimbursmit, të cilat deri sot janë zbulaur se kapin shifrën 1.5 miliardë lekë, ose sa buxheti vjetor i bashkive Fier, Berat, Lushnjë, Lezhë, Kuçovë, Gjirokastër, Përmet, Kukës. Përmes recetave false, të vulosura me vulat e mjekëve e natyrisht me frimat e tyre false, jepeshin rimbursime për sasi të mëdha ilaçesh, që në Shqipëri hynin pas 3-4 muajve. Fakti që është prezent në “raportin e zi” prej 42 faqesh të Zyrës Antikorrupsion të Kryeministrisë, që drejtohet nga një personazh “korrupsion”, provon skandal-krimin e bandës së ilaçeve “Beqja”! Ekspertëve e OBSH, kanë dalë në konkluzionin e plotë, se nga ky aktivitet kriminal me rimbursimin fiktiv të ilaçeve, përfitonin vetëm disa kompani farmaceutike dhe disa farmaci fantazmë që nuk ekzistonin fare, por që me letra fiktive, në bashkëpunim me doganën shqiptare, kanë importuar dhe vazhdojnë të importojnë ilaçe kontrabandë, 90% e të cilave janë ilaçe që përdoren për sëmundje të rënda të pashërueshme, që të prekurit prej tyre i përfitojnë falas, pasi subvencionohen nga buxheti i shtetit dhe me këto abuzohej më lehtë me rimbursime fiktive. 
    Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, “seancë gjyqi” kundër krimit “Beqja” 
    Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë, nga një mbledhje pune është kthyer në një “sallë gjyqi” për Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, simbolin e korrupsionit me ilaçet, tenderët, emërimet, licencat e farmacive, të stomatologëve, fondet e blerjeve të medikamenteve në spitalet rajonale, me rikonstruksionet abuzive të ndërtesave të qendrave shëndetësore e spitaleve, me licencimet e klinikave private, me dhëniet me qira të ambienteve të spitaleve, me koncesionet e pagesave në favor të privatëve në urgjenca për aksidentet rrugore, me shkarkimet mjekëve, infermierëve e deri me konkurset fantazmë për të bërë spastrime klienteliste. Kanë qenë deputetë e opozitës, që me fakte konkrete shkresore të skandalit që ka inskenuar dhe realizuar ministri Beqja me rimbursimin fiktiv të ilaçeve, kanë kërkuar të zbardhet edhe ligjërisht ky krim financiar me skemën e rimbursimit të ilaçeve, që deri tani është zbuluar se kap shifrën e vjedhjes 1.5 miliard lekëve. Skenari është ideuar nga “aligatori” i korrupsionit në shëndetësi, ministri Ilir Beqja, ndërsa “aktori” që e kanë vënë në skenë këtë skandal të rëndë shtetëror me ilaçet e njerëzve që luftojnë “me vdekjen” është Zv/drejtori i ISKSH Sokol Skuraj ose “Mon Kuklaeshi” i deputetit të Librazhdit. Nën “instruktazhin” e ministrit Beqja dhe nën mbrojtjen e deputetit Balla, zv/drejtori Skuraj ka realizuar skemën e vjedhjes së fondeve të rimbursimit të ialçeve, pa shitur asnjë kokërr aspirinë, por me receta, me firma e vula mjekësh dhe kartela rimbursimi false, ka rritur të “”gatuaj” krimin i cili tashmë ka dalë publikisht edhe pse prej ministrit Beqja po tentohet të quhet “gabim njerëzor”! nga lista e rimbursimeve janë hequr 31 ilaçe kryesore me efekt jetik për shëndetin e të sëmurëve me sëmundje problematike, ndërkohë që në letra bëhej sikur këto jepeshin për të sëmurët e vileshin miliarda lekë, të cilat bëheshin pasuri për zv/drejtorin Skuraj dhe “shefat” e tij ministër, deputetë e politikanë, që e kishin emëruar në atë detyrë “me lekë”, siç tentuan ta bënin edhe deputet në vitin 2013! 
    —————————————–
    Ja “gjyqi i ilaçeve” ndaj Ministrit Beqja, në Komisionin Parlamentar
    Albina Deda, deputete: Derisa “on-line” mund të kontrollohet shitja e ilaçeve nga çdo farmaci dhe ka një abuzim kaq të madh me farmacitë që jepnin fiktive ilaçe dhe, si ka mundësi që nuk u kap në kohë ky problem?
    Ministri Beqja: Derisa prokuroria ka filluar çështjen, nuk mund të jap më shumë informacion. Për barnat është një spekulim mjaft i rëndë. Unë ju kam bërë sfidën të gjithë deputetëve: Nëse keni një emër të barnave dilni me zë dhe me figurë e denonconi barin (farmaceutik). Unë ju garantoj që barnat e regjistruara në Shqipëri janë nga mallra të sakta, vijnë nga territore të kontrolluara. Sigurisht që ne rimbursojmë masivisht alternativën më të lirë. Thoni emrin e ilaçite mos ngjallni panik.
    Eltar Deda, drejtori ISHP: Po t’ua them, ju çfarë do bëni, pastaj?
    Ministri Beqja: Do hetoj dosjen e regjistrimit. Sa ishit ju në qeveri, unë kam gjetur regjistrim për një ditë dhe dosje për 2 vjet.
    Albana Vokshi, deputete: Lëri ato. Tani je ti ministër e nuk je opozitar. Na thuaj çfarë keni bërë në këto 2 vjet?
    Ministri Beqja: Nëse një bar është i regjistruar, unë nuk mund ta çregjistroj, se thoni ju që është allçi. Paraardhësi im 2 ditë para se të largohej nga zyra kishte regjistruar më parë barna që në agjenci ishte regjistruar 2 ditë më parë.
    Albana Vokshi, deputete: Drejtorin ti e more dhe e promovove, nuk i gjete shkelje. I njëjti i bënte regjistrimin në kohën tonë, i njëjti i bën regjistrimin edhe me ty. 
    Ministri Beqja: Ke informacion të gënjeshtër.
    Albana Vokshi, deputete: Paske ti informacion që nuk e kam unë. 
    Eltar Deda, drejtori ISHP: Që barnat nuk janë cilësor, atë e thonë edhe mjekët.
    Ministri Beqja:Më jep emrin e mjekut. Të dal një mjek që të thotë që ky bar nuk është cilësor. 
    Albana Vokshi, deputete: Do t’i heqësh nga puna ti pastaj?
    Ministri Beqja: Nuk i heq unë nga puna.
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Zoti ministër, mos më ndërprit.
    Ministri Beqja: Flas me kryetaren e komisionit.
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Nëse nuk merr vesh nga barnat, ky nuk është faji ynë.
    Ministri Beqja: Faleminderit për vlerësimin.
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Keni hequr nga listat 19 medikamente. Po jua lexoj. 
    Ministri Beqja: Mban mend çfarë the më parë? Se the që blejmë barna jocilësore.
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Barnat që ke hequr janë barna kryesore. Profesori Petro Mersini, që keni në krah, e di. Po ju nuk i pyesni profesorët. 
    Ministri Beqja: Nuk janë hequr as ….Jam i lumtur që gënjen para kamerave. 
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Le të përgjigjet profesori, se ju nuk merrni vesh. Ishin barnat në listë dhe i hoqët ju. Unë ndjek çdo ndryshim që bëni ju në listën e barnave, ndjek edhe pacientin, që ankohen çdo ditë për efektet anësore dhe detyrohen të blejnë alternativën e dytë. Ky është fakt dhe nuk e mohon dot askush. Kjo nuk është nga mirëqenia e shqiptarëve, por janë të detyruar, sepse duhet të përkujdesen për shëndetin e tyre. Alternativa e parë që kishim ne, ka kaluar alternativë e dytë me ju. 
    Ministri Beqja: Sepse është regjistruar një më i lirë. Ky proces ndodh normalisht. Ke punuar në sigurim shëndetësor. As kaq nuk kupton ty?
    Albana Vokshi, deputete: Mos fyej zonjën deputete, zoti ministër.
    Ministri Beqja: Patjetër, patjetër, ka punuar atje e të gënjejë shqiptarët? Kemi futur një bar më të lirë dhe do rimbursojmë këtë bar e çdo bar tjetër, që vjen më i lirë. 
    Albana Vokshi, deputete: Si fyen kështu deputeten.
    Ministri Beqja: Kam respekt për veten njëherë, s’mund të pranoj çdo lloj budallallëku në çdo moment. Pse futni një bar më të lirë në listë?
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Pse kur ishim ne shqiptarët blinin alternativën e parë dhe sot nuk e blejnë, zoti ministër?
    Ministri Beqja: Sepse ka hyrë një tjetër më i lirë. Kështu është vepruar gjithmonë.
    Albana Vokshi, deputete: Nuk është kështu. 
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Pse futët recetat dyshe? Që ato të mos kontrollohen nga sistemi. Ne i kemi dhënë këto receta vetëm për persona që largohen jashtë shtetit. 
    Ministri Beqja: Do të futim më vonë edhe recetat treshe, për të lehtësuar qytetarët shqiptarë. 
    Albana Vokshi, deputete: Jo, këtë ju e bëtë për të mbushur xhepat dhe kjo u vërtetua në farmacitë që u kapën tani. Po të donit ju, i kapnit spekulimet e farmacisë brenda ditës. Zoti ministër, u jepni përgjigje problemeve që ngriti deputetja. 
    Ministri Beqja: Nuk marr përsipër t’u përgjigjem budallallëqeve.
    Eltar Deda, drejtor i ISHP: Shqiptarët nuk mund të kenë besim të një ministër si ju. Te ju nuk ka më besim askush. Ju jeni akuzuar për abuzime. Ju nuk merrni vesh. Nuk je i zoti të thuash nuk është kjo reformë. Si do të kontrollosh gjithë këto fonde kur nuk je i zoti të kontrollosh lëvizjet e ilaçeve në farmacitë, edhe pse është “on-line. 
    Sigal