209 të vdekur në 24 orë në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra të infektuar

383
Sigal

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 209 njerëz në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,228 vetë deri më tani. Shifra ishte më pak se rritja rekorde e së shtunës, me 260 viktima, që mund të sjellë një shpresë se rritja e vdekjeve mund të stabilizohet së shpejti.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social gjithashtu tha se 19,522 njerëz janë pozitivë për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edge Health”, një kompani e analizës së të dhënave për kujdesin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ndërsa shifra zyrtare e rasteve të koronavirusit qëndroi në 10,000 të infejtuar më 26 Mars, shifra e vërtetë e vlerësuar e kompanisë për infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar ishte 1.614.505.

Njoftimi vjen kur shefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.

Kryeministri Boris Johnson, i izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.