13 institucione me 20.785 punonjës, “hanë” 102 milion $ paga për të “këshilluar”… 203 mijë të varfër!

    406
    Ka drejtori e komisione mjekësore me inicialet KMCAP, KM, KMPV, ALSSH, DRSSH, DRSHSSH, KDPAK etj, që se çfarë janë dhe se çfarë bëjnë, e dinë veç ata që i kanë krijuar dhe ata që marrin paga mbi pagat mujore, aq sa psh., për 12 mijë e 330 të verbër që ka në Shqipëri, paguhen nga shteti 1168 zyrtarë, apo për 6472 të sëmurë tetraplegjikë, paguhen nga shteti 1381 zyrtarë, për t’i trajtuar këta me “këshilla” e dokumente pensionesh!
    ————————————————–
    Mjafton të investigosh, se çfarë batërdie bëhet me taksat e shqiptarëve dhe bindesh e tronditesh, kur mëson që mijëra zyrtarë e nëpunës, që dublojnë dhe triblojnë njeri-tjetrin paguhen vetëm se se… janë punonjës në “inventarin” e administratës së institucioneve, të caktuar aty prej atyre që drejtojnë shtetin, sipas një strukture administrative, të hartuar e miratuar po nga ata që drejtojnë shtetin. Dje, u njohëm me këtë fakt absurd: 1893 mjekë të cilët paguhen nga shteti, paguhen po nga shteti me pagë tjetër edhe për 4 orë punë si anëtarë komisionesh mjeko-ligjore, punë të cilët e bëjnë brenda ditës së punës për të cilën paguhen njëherë! Po kështu, në zyrat e shërbimit social, janë qindra zyrtarë të paguar me paga të majme nga taksat e shqiptarëve, që 1 herë në muaj japin vetëm vërtetime… papunësie! Në shërbimin e sigurimeve shoqërore, janë mijëra punonjës, të cilët paguhen për të thënë vetëm kaq: Ka dalë një ligji i i ri, shko pyet ose paguaj ndonjë avokat të të sqarojë e të bëj letrat e pensionit apo invaliditetit! Në çdo prefekturë psh., ka edhe Drejtori Rajonale të Sigurimeve Shoqërore edhe Agjenci Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Në çdo rreth, ka edhe Drejtori të Sigurimeve Shoqërore edhe Agjenci të Sigurimeve Shoqërore. Të mbushura me zyrtarë e punonjës ka në zyrat e punësimit, të shërbimit social, të kujdesit social, të kujdesit ndaj të miturve, të kujdesit ndaj grave të trafikuara e të dhunuara, të kujdesit ndaj të moshuarve të braktisur, të përkrahjes social-ekonomike, të papunëve pa mundësi punësimi e po kështu ka zyra të mbushura me nëpunës nëpër drejtori e komisione mjekësore me inicialet KMCAP, KM, KMPV, ALSSH, DRSSH, DRSHSSH, KDPAK etj, që se çfarë janë dhe se çfarë bëjnë, e dinë veç ata që i kanë krijuar dhe ata që marrin paga mbi pagat mujore, aq sa psh., për 12 mijë e 330 të verbër që ka në Shqipëri paguhen nga shteti 1168 zyrtarë, apo për 6472 të sëmurë tetraplegjikë paguhen nga shteti 1381 zyrtar, për t’i trajtuar këta me “këshilla” e dokumente pensionesh! Në shkallë vendi, janë 13 institucione të tilla, brenda të cilëve janë të punësuar 20 mijë e 785 punonjës, të “hanë” 102 milionë dollarë paga, për të monitoruar 203 mijë të varfër (siç deklaron numrin e të varfërve shteti), ose në raport 1 zyrtar “menaxhon” me “këshilla e letra”… 10 shqiptarë të varfër e invalidë!
    ——————————– 
    Ja 13 institucionet me 20 mijë e 785 punonjës, që paguhen për të ““këshilluar”…203 mijë të varfër e invalidë
    1. ISKSH-Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor 
    2. ISSH-Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shtetërore
    3. MMSR-Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 
    4. MSH-Ministria e Shëndetësisë 
    5. QSUT-Qendra Spitalore Universitare, Tiranë 
    6. SHSSH-Shërbimi Social Shtetëror
    7. ALSSH-Agjencia Rajonale e Sigurimeve Shoqërore
    8. DRSSH-Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore 
    9. DRSHSSH-Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror
    10. KDPAK-Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 
    11. KMCAP-Komisioni Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë 
    12. KM-Komisioni Mjekësor 
    13. KMPV-Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë 
    Sigal