120 laboratorë shtetërorë do t’u jepen grekëve

    425
    Në të vërtetë duke e bërë monopol të tijin, ka zëra që thonë se ai merr 15 % të aksioneve, nuk do të njihet më asnjë përgjigje nga laboratore të tjera apo poliklinika pasi ai do privatizojë edhe ato, por do të thonë që ne njohim vetëm këtë. Do të privatizohen dy maternitetet, senatoriumi, spitali ushtarak dhe gjithë poliklinikat
    Një mjeke laborante, pjesëmarrëse në mbledhjen e inskenuar nga disa sekserë të Ministrit të Shëndetësisë ka denoncuar në gazetë masakradën që ndodh në këtë dikaster. Ajo për “Telegraf” pohoi” 
    “Dje, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, na ka thirrur të gjithëve, sepse kemi bërë një peticion në datën 15 prill 2015. Ai ka ngritur një grup ‘skuthash’ me juristë, inxhinierë e magazinerë dhe mesa duket, e ka vendosur këtë. Pastaj ka thirrur mjekët dhe në mënyrën më të paedukuar dhe të poshtër pa kamera dhe pa asgjë, ka thënë se: Më ka ardhur një thashethem se keni bërë një cope letër dhe keni folur për një privatizim, ndërkohë që nuk është e vërtetë, flitet për një bashkëpunim, thjesht bashkëpunim. 
    Mjekët janë shprehur: Si ka mundësi, që quhet bashkëpunim, ndërkohë që ju jeni duke ia dhënë një firme greke? 
    Ministri i Shëndetësisë e ka mohuar këtë ndërkohë që është thënë se kanë ardhur persona në laborator duke thënë se kemi ardhur të shikojmë kapacitetet dhe na thane se do e marrin ata këtë laborator. Një nga mjekët pjesëmarrës u ngrit dhe tha se letra që ju thoni se është një cope letër, në fakt është me numër protokolli dhe e firmosur nga të gjithë ne, pra nuk është thashethem, por është një letër drejtuar juve, dërguar me postë të rregullt”. Në të vërtetë duke e bërë monopol të tijin, ka zëra që thonë se ai merr 15 % të aksioneve, nuk do të njihet më asnjë përgjigje nga laboratore të tjera apo poliklinika pasi ai do privatizojë edhe ato, por do të thonë që ne njohim vetëm këtë. Do të privatizohen dy maternitetet, senatoriumi, spitali ushtarak dhe gjithë poliklinikat. Në mënyrë indirekte do falimentojnë të gjitha laboratoret e tjera sepse ministri nuk do i njohë më këto. Pra nëse një pacient shkon të bëjë një analizë në një laborator që nuk është i privatizuar nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë kjo analizë nuk quhet nga mjeku i spitalit. Pas këtyre diskutimeve Ministri i Shëndetësisë doli më parë duke i lënë mjekët në mbledhje pa dhënë më shpjegime…..
    Takimi/ 65 përfaqësues spitalesh në ministri, mbledhje pa të drejtë… fjale!
    Me një instruktazh të bërë prej Ministrit Ilir Beqaj, ditën e mërkurë, zv/ministrja Milva Ikonomi ka mbledhur urgjent 65 përfaqësues spitalesh rajonalë e të spitaleve të disa rretheve kryesore të vendit, me të cilët ka zhvilluar një seancë dëgjimore startuese, për të dhënë mendime mbi koncesionin e laboratorëve mjekësorë. Por atyre nuk u është dhënë fjala të thonë mendimin e tyre. Madje kush ka guxuar të flasë, zv/ministrja Ikonomi u ka kujtuar ‘porosinë’ e Ministrit Beqaj, që ‘gjenden aty vetëm të miratojnë idenë dhe projektin e koncesionit”. Troç, ata ishin thirrur për të miratuar verbalisht e jo për të debatuar rreth këtij problemi madhor për shërbimin mjekësor të popullatës, prej nga nis çdo trajtim i mëtejshëm përcaktues mjekësor i tyre. Kaq ka mjaftuar, që pjesëmarrësit në mbledhje ta konsiderojnë këtë qëndrim diktat të ministrit, duke abandonuar mbledhjen e ‘prenotuar’ nga ministri Beqaj. Të 20 përfaqësuesit në mbledhje, kanë vendosur të mos e njohin e të mos e miratojnë këtë aventurë të ministrit, mbasi dhënia e laboratorëve me koncesion, nuk zgjidh shërbimin cilësor e tarifor lehtësues për popullatën, por e rëndon atë. Në mbledhje, 20 përfaqësuesve mjekësorë të rajoneve, u është kërkuar të mos bëjnë publik idenë dhe projektin për privatizimin e laboratorëve mjekësor të sistemit mjekësor shtetëror dhe as se çfarë ndodhi në mbledhje. 
    Çfarë parashikon, skema monopoliste “Beqaj” për laboratorët
    Burime nga Ministria e Shëndetësisë, informuan për “Telegraf”, detaje lidhur me skemën e privatizimit të laboratorëve. Sipas kësaj skeme, pas marrjes së licencës koncesionare prej një klienti të paracaktuar (V.Ll), do të kalohet në dhënien falas të ndërtesave të laboratorëve, të klinikave laboratorike e të pjesëve të krejt klinikave dhe ambulancave të qyteteve e zonave, ku ka të tillë. Do të jetë një model koncesioni tip “CEZ”, ku do të jepet gjithçka falas, për llogari të privatit, si strukturë koncesioni. Shteti do të përfitojë vetëm 20% të koncesionit, privati do të përfitojë 45% të fitimeve, ndërsa pjesa tjetër prej 35%, prej 10 vitesh, gjoja do të përdoret për investime në objekte e pajisje modernizimi të laboratorëve. Pas kalimit në pronësi të objekteve të laboratorëve e të pajisjeve, koncesionari do të centralizojë bërjen e analizave në një dorë të vetëm, nën të njëjtin “sigël”. Sipas skemës “Beqaj”, ku flitet se edhe ai do të jetë një nga aksionerët e këtij koncesioni në masën 10%, asnjë spital publik nuk do të pranojë analiza nga asnjë laborator tjetër privat, përveç analizave të bëra prej laboratorëve të këtij koncesioni. Kjo përbën një goditje për biznesin privat. Tjetër plan monopolizimi, do të jetë fakti, që asnjë qendër shëndetësore, spital, klinikë, poliklinikë e shërbim tjetër mjekësor shtetëror, nuk do të ketë laboratorë, por do të kalojnë me koncesion dhe çdo shërbim që ka qytetari në këto qendra, më parë duhet të bëjë analizat vetëm në laboratorët e monopolit koncesionar. Tjetër goditje, që do të japë koncesioni monopol është fakti, se 6 muaj pas marrjes së licencës me gjithë “fuqinë punëtore” brenda (laborantët), koncesionari ka parashikuar të largojë nga puna afro 520 laborantë dhe 210 punonjës ndihmës, që punojnë aktualisht aty e që pas licencimit, kalojnë si punonjës të koncesionarit, duke u shkëputur nga struktura shtetërore e punësimit. Sipas skemës së centralizimit të analizave, me burim vetëm koncesionarin, dalin jashtë loje 320 laboratorë të licencuar privatë, që shërbejnë në gjithë vendin, 85% e të cilëve, sipas shoqatës së laborantëve, kanë marrë kredi për të blerë objekte, pajisje e lëndë të para shërbimi. 
    120 laboratorë shtetërorë, të degraduar qëllimisht, për të përligjur koncesionin
    Ka një marifet tjetër, që ka përdorur Ministri Beqaj, për të justifikuar kërkesën këmbëngulëse në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, për t’i hapur rrugë koncesionit të inskenuar. Aktualisht, sistemi mjekësor shqiptar ka 120 laboratorë aktivë, pavarësisht gjendjes së tyre mjerane, në mëse 50 laboratorë në Tiranë, qytete, rrethe e qarqe, madje edhe brenda në spitale. Në Qendrën e Higjienës dhe Epidemiologjisë, laboratorët bakteorologjikë kanë degraduar plotësisht, aq sa nuk mund të bësh dot as analiza të plota e të sakta uji. Në 70% të laboratorëve të spitaleve e poliklinikave, mungon furnizimi me “kite” dhe me afro 90% të bazës materiale, të nevojshme për të bërë analiza të plota e të sakta. Vetë drejtuesit e spitaleve, me urdhër të Ministrit Beqaj, kanë përjashtuar nga planifikimi i buxhetit vjetor të spitaleve, klinikave e poliklinikave rajonale e të rretheve, fondin e detyrueshëm për laboratorët, duke i lënë ato pa investime e pa financime, me tenderë për bazë materiale e pajisjesh, që i bëjnë në dikaster, në kontrollin e plotë të Ministrit Beqaj, duke postuar bordet e qendrave shëndetësore rajonale e spitalore. Në shumë laboratorë, me urdhër të Ministrit Beqaj, janë hequr qëllimisht specialistët laboratorikë klinikë-biokimikë, duke i transferuar ose duke u suprimuar vendet e punës në laboratorë. Ashtu si edhe në shumë laboratorë, ku janë larguar mjekë specialistë e janë punësuar mësues biokimie! Një tjetër degradim i laboratorëve është në aspektin e godinave e mjediseve të brendshme, ku 60% e laboratorëve në spitale, nuk plotësojnë kushtin as për të qenë magazina mallrash. E gjithë kjo gjendje është krijuar dhe ka ardhur në degradim qëllimisht, për të përligjur koncesionin e laboratorëve, që tashmë ka dalë sheshit, se është skemë e paramenduar korrupsioni e Ministrit Beqaj dhe ortakëve të tij të vjetër e të rinj brenda dhe jashtë sistemit shëndetësor shqiptar. 
    Ja laboratorët qendrorë mjekësorë në Tiranë, që do privatizohen
    Laborator Spitali nr. 1
    Laborator Spitali nr. 2
    Laborator Pediatria
    Laborator Onkologjiku
    Laborator Infektivi
    Laborator Sanatoriumi
    Laborator Materniteti 1
    Laborator Materniteti 2
    Laborator Poliklinika 1
    Laborator Poliklinika 2
    Laborator Poliklinika 3
    Laborator Poliklinika 4
    Laborator Poliklinika 5
    Laborator Poliklinika 6
    Laborator Poliklinika 7
    Laborator Poliklinika 8
    Laborator Poliklinika 9
    Laborator Poliklinika 9
    Laboratorë Spitali Traumës 
    Laboratorë Urgjenca Qendrore
    Laborator Poliklinika Qendrore Tiranë
    Laborator Dispanceria Tiranë
    Në qarqe do privatizohen 
    • 7 laboratorët klinik-biokimik Gjirokastër
    • 9 laboratorët klinik-biokimik Shkodër
    • 10 Laboratorët klinik-biokimik Elbasan
    • 10 Laboratorët klinik-biokimik Fier
    • 5 laboratorët klinik-biokimik Lezhë
    • 7 laboratorët klinik-biokimik Kukës
    • 4 laboratorët klinik-biokimik Dibër
    • 9 laboratorët klinik-biokimik Korçë
    • 8 laboratorët klinik-biokimik Vlorë
    • 5 laboratorët klinik-biokimik Berat
    • 10 laboratorët klinik-biokimik Durrës
    ————————————————–
    Reagime në rrjetet sociale nga personalitete të njohura të shëndetësisë:
    Dr. Petrit Vargu
    Z. Ministër, ju thirrët personelin e laboratorit të QSUT në një ballafaqim rreth konçensioneve ku ju sqaruat me shumë pathos që nuk është privatizim po është konçension. Për hir të së vërtetës tregoju shqiptarëve si shkoi mbledhja, çfarë tha personeli sepse këtu në QSUT është hapur fjala se keni ikur me vrap. Mendoj se transparenca e qeveritarëve është diçka e detyrueshme!
    Genta Dedej 
    Dr. Petriti, në mbledhje morën pjesë personeli i lartë dhe i mesëm i laboratorëve të spitaleve të Tiranës, QSUT, dy maternitete, Sanatoriumi dhe Spitali Ushtarak. Në mbledhje konkluzioni është që Ministri deklaroi para një audience me më shume se 100 vetë: Shqipëria është si Afrika. Gjithashtu nuk e ka quajtur të nevojshme të konsultohet me specialistët e fushës, se i beson mendjes së ca specialistave të Bankës Botërore përkundrejt qindra mijëra euro kontratë, për të bërë një model të deformuar dhe që nuk egziston në asnjë vend të botës. Prandaj tha: jemi Afrikë… Dje ky ministër kishte përballë mjekë, laborantë dhe profesorë te irrituar dhe zhgënjyer! Njerëz të pakënaqur sjellin vota kundër. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë dhe të mos e lejojmë këtë masakër ndaj sistemit publik laboratorik. Po epidemitë, emergjencat kombëtare, depistimet, studimet dhe specializimet, ku do bëhen, tek mendja e deformuar e këtij ministri qe nuk ka pikën e transparencës?
    “Bio Medica”, Vlorë …
    Po a e tha ministri që këta pronarët e rinj të laboratorëve shtetërore do të jenë të vetmit në treg që do të lejohen të kenë marrëdhënie me mjekun e familjes dhe spitalin. E di ministri që në licencat nuk i japim me koncencion edhe sikur 100 ministra të vijne e të ikin se na ka dal shpirti duke studiuar. Po sikur ne punonjësit e laboratorëve të fillojm grevën dhe tëe heqim fare dore nga puna në shtet, çfarë do jap ministri me koncencion, vetem ambientin i bie?!
    Sigal