Paparaci/ Kam lindur për sekretare

972
Sigal

Ismail H. Xhaferri:

Jam një vajzë lozonjare
Kam lindur për sekretare
Nuk përbën ndonjë sekret
Kam dashnor një deputet

Deputeti ka dhe grua
Po kjo s’më prish punë mua
Deputeti ujk i vjetër
Ka dhe një dashnore tjetër

Por dhe unë nuk mbaj kapistër.
Kam dashnor dhe një ministër
Ministri s’ka fuqi fare
E zë gjumi në tajare

Deputeti deli djalë
Ndërsa unë me yll në….shalë
Ngado shkon më mer me vete
Brodha  20 e ca shtete

Këto shtete që të gjithë
Unë i kam matur me….by.. thë

Eh, sa bukur më shkoi jeta
Qejf, krevat, edhe dieta,
Deputeti në krevat
I bie cules çdo natë

Eh sa ëmbël që i bie
S’ka si kjo lloj melodie
Ja këtij unë i them burrë
Cule të tillë nuk kam parë kurrë

Deputeti simpatik
Më çoi dhe në Amerikë
Bëra fytyrë të re
Me operacion plastik

Tash më ndrit balli e faqja
Faturën e ka mallaqja
Sepse bukuri e faqes
Është kusuri i mallaqes

Ndihem keq kur më kafshon
Se kam vënë dhe silikon
Gjinjtë e mi qenë gjysëm mile
Por tani janë bërë si gjyle

Mbi gjylet me majë përpjetë
Fle i shkreti deputet…

Fle po kot se s’e mbyll synë
Vret mendjen për vegjëlinë
Sa herë vuan vegjëlia
Hidhet mbi sisat e mia

Nuk ka qetësi i ngrati
Kur vuan elektorati
Ndaj i shkreti u dërmua
Mbi avion po bashkë. me mua

Por ca njerëz të sikletshëm
Thonë për të se sështë i ndershëm
Deputeti rrafshon malin
Që ta ketë lartë moralin