Ismail H. Xhaferri: Kapitalizmi shqiptar

752
Sigal

Ky kapitalizmi ynë,

Kënaq gjithë zuzarët,

Një sistem krejt i shartuar,

Nga ne shqiptarët.

 

Bota s’bën kapitalizëm,

Kështu si ky i yni,

Ca i çmendi, ca i plaku,

Shumë të tjerë i thinji.

Ky nuk është kapitalizëm,

Si kudo në botë,

Po s’pate para e prona,

Vdis, sepse rron kot!

 

Plot dhurata na ka sjellë,

Ky sistemi ynë,

Na mësoi se si të hajë,

Njeriu – njerinë.

Na mësoi të rrojmë pa punë,

Dhe xhepin të trashim,

Ky sistem na prezantoi

Drogën e hashashin…

 

Dje për hallin e një miku,

Natën rrinim zgjuar,

Sot për njëri- tjetrin,

jemi ujqër të tërbuar.

Deri dje kishim virtyte,

Dhe ca ideale,

Sot kemi shtëpi publike,

Dhe kurva legale.

 

Sot kanë ardhur kohë moderne,

Gjithçka u shkretua,

Martohet burri me burrë,

Po dhe gruaja me grua.

 

Virtytet që trashëguam,

I vramë që të gjitha,

Vdis në rrugë e nderi këmbët,

Kujt i plasi bytha!

 

Kapitalizmi tek ne,

Përditë hiqet zvarrë,

Që kur kemi hyrë në NATO,

S’kemi më as ushtarë.

 

Vetëm ne s’kemi ushtarë,

Hajde hajde, vajmedet,

Të gjitha shtetet në NATO,

Kanë ushtrinë e vet.

 

Gjithë ushtrinë e shkatërruam,

Ne deri në qelizë,

Dhe i nisën gjeneralët,

T’i bëjnë llaç Greqisë!

 

Nuk ka vend ku s’ka rënë kazma,

Te shteti mendjehollë,

Që të gjithë janë me diploma,

Që të gjithë pa shkollë!

 

Ligjet nuk i pyet kush,

Të na rrojë partia!

Në gjithë universitetet

Është bërë batërdia.

 

Bëjnë rektorët ç’u do qejfi

Mbushur xhepat rrafsh,

Ca rektorë ngjajnë me ujkun,

Me mëlçi në qafë.

 

Ca rektorë e pedagogë,

Janë fryrë si djathë nape,

S’duan vetëm lekë e prona,

Por dhe njomëzake.

 

Kudo në shkollat e larta,

Njësoj si ne hane,

Shiten e blihen diploma

Sikur janë banane.

 

Vetë rektorët, vetë ministrat,

Fryrë si thasë me kashtë,

Djem e vajza e çfarë kanë

I shkollojnë jashtë.

 

Ca rektorë e pedagogë,

Ashtu urtë e butë,

Janë bërë si Ali babai

Me 40 hajdutë.

 

Ca rektorë e ca dekanë,

Kaq shumë të babëzitur,

I kanë lënë peshqesh atdheut,

Qindra të paditur.

 

E bënë shkollën thjesht pazar,

Nuk i lanë më dritë,

Për këta derra që s’ngopen,

Nuk mjaftojnë qelitë.

 

 

Ndaj o popull mjaft durove,

Njëzetë e tetë vjet,

Të duhet një fshesë e hekurt,

Të pastrosh halet!

 

Popull që t’u sos durimi,

Brrof, si uragan!

Shkuli kufomat nga rruga,

Edhe mbill fidanë!

 

Ngrehu, o popull s’ke çfarë pret,

Ngrehu, e pastro ferrat!

Ti punon e je i varfër,

Se i pasuron derrat!

 

Brof, o popull mjaft durove,

Gjithë këto mynxyra,

Po s’nxore qelbin nga plaga,

Nuk ka ditë të mira!

 

Flaki këto kalbësira!

Bëhu zjarr me çika!

Bëj që ballë teje pushtët,

Të dridhet nga frika!

 

Brof, o popull bëja fora,

Ngrehu pastroje llumin,

Ose hidh këta në kosh,

Ose prek vet fundin!

 

Ky kapitalizmi ynë,

Kokë e këmbë i dhjerë,

Ndryshe nga e gjithë Evropa,

Ndryshe nga të tjerë…!