Xhuli Spahiu: “Shpresat asnjëherë nuk vdesin, përderisa jashtë dritares tuaj jetohet, aty ka shpresë”

827
Sigal

Intervistë me psikologen dhe hulumtuesen e “Mendimit pozitiv”, Zonjën Xhuli Spahiu

Intervistoi Qamil Gjyrezi (Pedagog në UA)

 Psikologjia, një shkencë e re në shoqërinë shqiptare. Në regjimin komunist, as bëhej fjalë për këtë lëndë mësimore. Por, sot, kjo lëndë është kryesorja, për të mos thënë më kryesorja. Ballafaqimi i të rinjve me thyerjet shpirtërore të sferave sentimentale sa vjen dhe rritet, shpesh janë këto thyerje që dërgojnë gjer tek depresioni. Sfera sentimentale shpesh dërgon në thyerje shpirtërore që zakonisht prek të rinjtë. Edhe këtu, si në çdo pjesë të jetës sonë mendimi pozitiv mund të depërtojë. Personi duhet të rrisë nivelin e vetëbesimit tek vetja, ta dojë veten e tij dhe t’i parashtroj vetes ca pyetje, se në vlen të qëndrojë strukur, kur atje jashtë ka jetë, thekson Xhuli.

 Cili është roli i mendimit pozitiv?

 Mendimi pozitiv luan një rol të rëndësishëm në jetën e njeriut. Duke qenë se shëndeti dhe buzëqeshja varen prej tij, roli i tij padyshim që është i madh.

 Sa ndikon mendimi pozitiv në fazën e depresionit?

Depresioni meqë paraqet një fazë të errët te njeriu, mendimi pozitiv ndikon në atë mënyre sa sjell dritën brenda errësirrës së depresionit. Është vetë personi ai, i cili vendos në do të ketë dritë me mendimin pozitiv, apo të vazhdojë në errësirë me depresionin.

 Përse thuhet se me mendimin pozitiv ne përqafojmë jetën?

Sepse ne vërtet e përqafojmë. Hapim krahët dhe i hidhemi në përqafim. Të zgjoheni në mëngjes me mendimin se një ditë e bukur erdhi tek ju, apo të zgjoheni dhe fytyrën tuaj ta gëzoni me buzëqeshje, kjo quhet një përqafim jete që në mengjes dhe e gjitha kjo, falë mendimit pozitiv.

 Po mendimi pozitiv sa rol luan në jetën e njeriut, për shembull në jetën e përditshme?

Si çdo njeri, si çdo individ dhe qenie njerëzore, me plot gojën them që mendimi pozitiv luan një rol të madh. Është vetë mendja jonë ajo që na koordinon. Nëse në vend të stresit do fillojmë me një mendim pozitiv, gjithçka do vejë mbarë, ajo që na duhet, është vetëm një frymëmarrje e thellë.

  Sa i dobishëm është mendimi pozitiv para një trishtimi të madh?

 Kur flasim për një trishtim të madh, i referohemi vetë përplasjeve të jetës, ndodhive të këqija që ne i quajmë trishtim. Gjithnjë, nëse duam ne, me mendjen, pra, me mendimin pozitiv mund t’ia arrijmë që vetveten ta shpëtojmë nga ai trishtim.

  A e kanë të gjithë aftësinë për të menduar pozitivisht, mendimi juaj?

 Mendoj, që secili njeri, nëse do ta ketë këtë aftësi, e ka. Mendimi pozitiv vjen, ashtu siç ne e ftojmë. Mbyll portën e negativitetit dhe i hap rrugë pozitivitetit.

 Si mund t’ia arrijmë të mendojmë pozitivisht, atëherë, kur pesimizmi mbretëron në ne?

Zakonisht, pesimizmin e lejojmë të veprojë gjatë. Gjithnjë mund t’ia arrijmë të mendojmë pozitivisht, gjithmonë, kjo varet nga vetë ne. Duam pozitivitetin, apo jo.

 Ballafaqimi i të rinjve me thyerjet shpirtërore të sferave sentimentale sa vjen dhe rritet, shpesh janë këto thyerje që dërgojnë gjer tek depresioni. Na thoni si mund të shërojë mendimi pozitiv këto thyerje, në mënyrë që mos të arrihet gjer tek depresioni?

  Keni të drejtë, sfera sentimentale, shpesh, dërgon në thyerje shpirtërore që zakonisht prek të rinjtë. Edhe këtu, si në çdo pjesë të jetës sonë, mendimi pozitiv mund të depërtojë. Personi duhet të rrisë nivelin e vetëbesimit tek vetja, ta dojë veten e tij dhe t’i parashtrojë vetes ca pyetje se në vlen të qëndrojë strukur, kur atje jashtë ka Jetë.

 Po vetëbesimi, a lidhet me të menduarit pozitiv?

 Është një prej elementëve kyç. Nëse kemi një vetëbesim të mirë, çmojmë veten, e duam atë, mendimi pozitiv vjen vetë, madje edhe i paftuar.

  Cilat janë gjërat që ndalojnë depërtimin deri tek mendimi pozitiv?

 Janë shumë gjëra që ndalojnë mendimin pozitiv, duke u nisur nga vetë Ne. Vetë ne mund ta ndalojmë atë. Dëshira për të qenë depresiv, dëshira për të qenë i vetëm e shumë faktorë të tjerë janë që dërgojnë në ndalimin e mendimit pozitiv.

  Si mund të mendojmë pozitivisht, kur shpresat vdesin?

 Shpresat asnjëherë nuk vdesin, përderisa jashtë dritares tuaj jetohet, aty shpresë ka. Andaj, kur ju mendoni që shpresat vdiqën, ngrini kokën lart dhe shihni se jashtë dhomës suaj ka Jetë.

  Na shpjegoni pak sa e bukur duket jeta në këndin e mendimit pozitiv? Dhe, për fund, cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë?

 Mesazhi im do ishte kështu: “Jetoni jetën tuaj, është e juaja, çmoni veten, duajeni atë dhe mbi të gjitha, “Mendoni pozitivisht!”, ia vlen.

 Ku dhe kur i morët hapat e parë dhe kush ju dha këto rrugë që ju të drejtoheni në mendime pozitive dhe të jepni mesazhe për të tjerët?

 Hapat e parë i mora në “Institutin Hipnomed në Prishtinë” me drejtues Hidajet Bytiçin, i cili më mësoi që unë të marr këtë rrugëtim me aq vlerë për të gjithë dhe i jam falenderuese për gjithë jetën, sepse ai njeri di se si të ndriçojë rrugët e gjithsecilit!