Anila Kalleshi: Trupi, një dhuratë supreme që duhet respektuar

1025
Sigal

PERSONAZH/ Flet dietologia Anila Kalleshi: “Më pëlqen çmendurisht fotografia, e në veçanti të fotografohem”

Karriera e saj në këtë fushë ka filluar rastësisht edhe pse profesioni që tashmë kam zgjedhur ka qenë një pasion i hershëm. Fillimisht ka studiuar në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dega Financë. Prindërit e shkolluan dhe i dhuruan një ambient në lagjen “Mine Peza” këtu në Tiranë. Me dëshirën që të realizonte ëndrrën që kishte patur gjatë gjithë rinisë, vendosi të ndiqte studimet për fizioterapi në Beograd,duke e përfunduar ciklin e studimeve më pas me 2 mastera të përfunduar në Londër në “Diet and Nutrition” dhe “Vveight Loss Management” në Amerikë. 

Të kesh një profesion që lidhet me bukurinë fizike, ky ishte një pasion shumë i hershëm. Anila rrjedh nga një familje e nderuar dhe e respektuar dhe ajo është rritur në dyert e Teatrit Migjeni në Shkodër. Frymëzimin për të adhuruar të bukurën dhe perfekten, e ka marrë në ato dyer dhe nga prindërit e saj. Babai i saj i mirënjohuri, Faruk Kalleshi një figurë mjaft e shquar e peshëngritjes shqiptare mban titullin Nderi i Kombit ndërsa mamaja e saj Liljana, një artiste profesioniste me tituj e laurime pafund. Të dy së bashku e kanë ushqyer gjithmonë idenë për të pasur një trup perfekt dhe të shëndetshëm, duke e shtyrë që edhe ajo të bëhet pjesë e atyre njerëzve që kontribuojnë dhe përpiqen të kenë një trup të bukur e të shëndetshëm. Tashmë ka 16 vite që ushtron profesionin e saj dhe ndihet e privilegjuar që ka ditur të zgjedh vërtet atë profesion që e do dhe që di ta bëj shumë mirë.

 Ashtu sikundër dihet, trajtimet dhe dietat që ti ofron janë të preferuara edhe nga shumë VIP-a, që vijnë në qendrën tuaj. Cilët janë ato personazhe të njohur që ju keni dobësuar, kuptohet pa cenuar etikën?

“Personazhe VIP të trajtuar në qendrën time janë pafund. Pa dashur të cenoj privatësinë e tyre (më duhet të mos përmend shumë emra të njohur) kam shumë të tillë. Ata janë politikanë, artistë, biznesmenë dhe të tjerë. Secili prej tyre ka zbuluar një model të ri tek vetja dhe shprehen mirënjohës për këtë. Jo të gjithë preferojnë të ekspozojnë veten, ndaj po preferoj të jap emrat e tyre që kanë dashur të deklarojnë vetë si: Linda Halimi, Renada Caci, Valbona Mema, Adrola Dushi, Eneida Tarifa, Ingrid Gjoni, Megi Zonja, Oriana Cama, Maria Prifti, Shkenda Dubova, Leonora Jakupi, Natasha Paco, Eni Koçi, Era Rusi etj.”.
Nëse përftojnë një peshë që po e synonim pasi kemi konsumuar gjithë ciklin e dietave, po më pas ç’duhet të bëjmë që të mbajmë format e fituara?
Për të ruajtur atë çfarë kanë humbur? Fare e thjeshtë: të ndjekin këshillat e mija: mos teprim në ushqim dhe 30 min ecje të shpejtë çdo ditë

Cila është këshilla, që më shpesh jep Anila dietologia?
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës, drithëra integrale dhe lëngje frutash dhe perimesh. Shmangni ushqimet e procesuara, të paketuara, me shumë kripë dhe lëngjet e frutave të përpunuara. Kur ushqeheni, nëse stomaku thotë se është i ngopur, mos vazhdoni të hani vetëm se ushqimi është i mirë. Shpeshherë na ndodh që të përdorim ushqimin, sidomos ëmbëlsirat si ngushëllim emocional. Ne duhet ta shohim ushqimin si një burim i domosdoshëm për ekuilibrin e organizmit. Ne duhet të lëmë diçka në pjatë, kjo për të respektuar ndjesinë e ngopjes. Nëse nuk arrini të kuptoni nëse je ngopur apo jo, lëre ushqimin mënjanë. Mund të konsumojmë ushqimin në vakte të shpeshta por të vogla.

Çfarë nuk duhet të heqim asnjëherë nga tavolina dhe çfarë duhet të shmangim që të jemi të shëndetshëm, por edhe elegantë, të dobët?

Nuk duhet të heqim drithërat integrale, frutat, perimet, mishin e bardhë, peshkun, qumështin e skremuar ose kosin pa yndyrë, frutat e thata dhe padyshim ujin.

A ka pasur ndonjë rast që ju ka mahnitur edhe juve, me ndryshimet që mund të kenë ardhur nga trajtimet? Cila ka qenë ai?
Padyshim transformimi i Linda Halimit dhe Renada Cacit (Luzes së Portokallisë) kanë shokuar opinionin publik. Me një punë kolosale dhe një vullnet mjaftë të fortë nga ana ime dhe e tyre, këto vajza janë shembull për të gjithë ata që kanë hequr dorë nga ëndrra për të patur një trup të bukur, me idenë se trupi tyre nuk bindet më.
Ku ndahen dhe bashkohen Anila njeri dhe Anila dietologe? Është e ashpër një dietologe?
Anila njeri ndjek të gjitha këshillat e Anilës dietologe. Me kalimin e viteve trupi fillon të bëjë kapriçot e veta…Unë kam arritur t’i nënshtroj kapriçiot e moshës, përderisa akoma vesh rrobat e 20 viteve më parë dhe akoma jam në masat jam S, XS.

Para pak kohësh ju keni sjellë një botim të ri, “Dietat? Jo vetëm…”. Çfarë është ky libër dhe që në titull ngacmues. Çfarë fshihet pas dietave?
Jetojmë në një kohë, ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si : biokimisë, farmakologjisë, fiziologjisë etj., duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me qenien tonë siç është shkenca e ushqyerjes.
Mjaftë sëmundje të shekullit lidhen drejtpërdrejtë me këtë shkencë siç është : mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje tumoresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve..
Për një mirëqenie të organizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur dhe plot vitalitet si dhe për të pasur një formë të shkëlqyer trupore.
Shkenca moderne e të ushqyerit na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër procese të ndryshme të tretjes në trup, kur kombinohet drejtë sjell mjaft benefite. Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje.
Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje.
Jetojmë në një kohë ku ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe e gjithë qenia jonë është e lidhur ngushtësisht me të. Një kujdes mjaft i madh vazhdimisht i është kushtuar shkencave të mirëfillta mjekësore si: biokimisë, farmakologjisë, fiziologjisë etj., duke anashkaluar atë shkencë që ka lidhje të drejtpërdrejte me qenien tonë siç është shkenca e ushqyerjes.
Mjaftë sëmundje të shekullit lidhen drejtpërdrejtë me këtë shkencë siç është: mbipesha dhe obeziteti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti i tipit 2, disa lloje tumoresh, madje dhe imazhi jonë që lidhet me mirëqenien e lëkurës, fytyrës, flokëve, thonjve…
Për një mirëqenie të organizmit tonë, një ushqyerje korrekte do të ishte alternativa më e mirë për t’u ndjerë plot me energji, i fortë për nga sistemi imunitar, i qeshur dhe plot vitalitet si dhe për të pasur një formë të shkëlqyer trupore.
Shkenca moderne e të ushqyerit na informon që kombinimi i ushqimit që konsumojmë si dhe vetë renditja e ushqimit është faktor vendimtar për shëndetin tonë. Ushqimi duke kaluar nëpër procese të ndryshme të tretjes në trup, kur kombinohet drejtë sjell mjaft benefite. Shkencëtarët modern theksojnë që kombinimi jo i drejtë i ushqimit mund të shkaktojë tek njerëzit mostretje të ushqimit, që mund të shoqërohet me nivel e Ph të parregullt dhe jo të balancuar, absorbim të parregullt të përbërësve ushqimorë, konstipacion (kapsllëk) ose probleme tjera me tretje.
Dikur zgjedhja e ushqimit ishte shumë e thjeshtë, ndërsa tani në këtë kohë moderne kemi shumë më tepër zgjedhje.
Një dietologe që u jep të tjerëve këshilla për shëndetin, a e tepron ndonjëherë me ushqimin? A keni një ushqim të preferuar?
Jam e çmendur pas lajthive..nuk arrij të kontrolloj sa konsumoj nëse i kam përpara..dhe ta mendoni që ato janë të mrekullueshme, por bombë kalorike… megjithatë, ky abuzim më ndodh vetëm në momente mbingarkese studimi ose pune.

Si është jeta e Anilës jashtë mureve të klinikës. Çfarë ju gëzon më së shumti në jetë dhe çfarë ju brengos?
Jam natyrë shumë romantike, e dashur, shumë e sinqertë, adhuroj të bukurën, urrej pabesinë, lakminë, interesin. Më pëlqen çmendurisht fotografia, e në veçanti të fotografohem. Adhuroj botën e televizionit dhe ndihem me fat që jam pjesë e mediave vizive 2-3 herë në javë. Kam një stil timin personal aspak të kopjuar, më pëlqen të jem vetvetja. Kam shumë mikesha të mira që i kam fituar gjatë viteve të punës, por fatkeqësisht nuk kam shumë kohë t’i përkushtohem, ndaj më ndodh shumë shpesh të refuzoj ftesat për kafe apo dreka. Kohën e lirë përpiqem t’ia dedikoj familjes time bashkëshortit dhe djalit tim Frenklit. Zoti më ka dhuruar një fëmijë që është mrekullia vetë dhe unë përpiqem t’i qëndroj sa më afër. Kam një familje të mrekullueshme dhe kjo është kënaqësia më e madhe që të jepet në jetë. Viti që shkoi ishte një vit mjaftë i vështirë për familjen time, një aksident i mallkuar u përpoq të na ndryshonte rrjedhën e jetës, por besoj që këto janë prova të forta për njerëzit dhe si një femër e fortë çdo gjë e përballova në mënyrën më të mirë të mundshme.

Albert Z. ZHOLI