Greqi: Ja kur mund të aplikoni për pasapota e karta

494
Sigal

Njoftim për emigrantët në Greqi, ja kur mund të aplikoni për pasaportë dhe kartë identiteti

Ambasada shqiptare në Athinë njofton datat e reja të takimeve të prapambetura për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të muajit korrik.

Datat e reja të takimeve nga 1 deri në 31 korrik, janë si vijon:

– Data 1 korrik, takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 7 gusht 2020;
-Data 1 korrik, takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 10 gusht 2020;

– Takimet e datës 2 korrik spostohen në datën 11 gusht 2020;
-Data 3 korrik, takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 12 gusht 2020;

– Data 3 korrik, takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 13 gusht 2020;
-Data 6 korrik, takimet e orareve 10:00-16:00 spostohen në datën 14 gusht 2020;
– Data 6 korrik, takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 13 gusht 2020;
– Takimet e datës 7 korrik spostohen në datën 17 gusht 2020;
– Takimet e datës 8 korrik spostohen në datën 18 gusht 2020;
– Takimet e datës 9 korrik spostohen në datën 19 gusht 2020;
– Takimet e datës 10 korrik spostohen në datën 20 gusht 2020;
– Takimet e datës 13 korrik spostohen në datën 21 gusht 2020;
– Takimet e datës 14 korrik spostohen në datën 24 gusht 2020;
-Takimet e datës 15 korrik spostohen në datën 25 gusht 2020;
-Takimet e datës 16 korrik spostohen në datën 26 gusht 2020;

– Takimet e datës 17 korrik spostohen në datën 27 gusht 2020;
– Takimet e datës 20 korrik spostohen në datën 28 gusht 2020;
– Takimet e datës 21 korrik & orari 14:00-16:00 i datës 24 korrik, spostohen në datën 31 gusht 2020;
– Takimet e datës 22 korrik spostohen në datën 1 shtator 2020;
– Takimet e datës 23 korrik spostohen në datën 2 shtator 2020;
– Data 24 korrik, takimet e orareve 8:00-14:00 & takimet e datës 27 korrik spostohen në datën 3 shtator 2020;
– Takimet e datës 28 korrik spostohen në datën 4 shtator 2020;
– Takimet e datës 29-30 korrik spostohen në datën 7 shtator 2020;
-Takimet e datës 31 korrik spostohen në datën 8 shtator 2020.

Ndërkohë, vijon normalisht zëvendësimi i takimeve të humbura nga 13 marsi deri më 30 prill 2020, sipas njoftimit tonë të mëparshëm përkatës, me datat si vijon në linkun:

https://www.facebook.com/303046586517859/posts/1692427264246444/

Qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 27 qershor dhe 4 korrik 2020, orari i punës do të jetë 09:00 deri në 14:00.

Për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar:

– Të kenë të vendosura maskat dhe dorezat;
– Të respektojnë rreptësishtë distancën e sigurisë midis njëri tjetrit;
– Të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues;
– Të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullime të panevojshme;
– Të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve;
– Qytetarët me takim që do të aplikojnë për pasaportë dhe kartë identiteti duhet të kenë bërë paraprakisht pagesën tek çdo Bankë Pireos, në numrin e llogarisë IBAN: 5053-052306-404;
– Kur të paraqiten në takim, qytetarët duhet të kenë me vete fotokopjet e dokumenteve të kërkuar, siç specifikohen në e-mailin që kishin marrë për datën e takimit;
– Qytetarët që kërkojnë shërbime të tjera konsullore, numri i llogarisë tek Banka Pireos është: IBAN: 5053-047484-795 (për listën e shërbimeve dhe kostot klikoni linkun si vijon: http://www.ambasadat.gov.al/…/sh%C3%ABrbime-t%C3%AB-ambasad…).

– Qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën tonë Konsullore deri më 30 maj 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullimet fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës.

– Për këtë, duhet të dërgojnë kërkesë në adresën elektronike [email protected] ose [email protected] duke bashkëlidhur:

  1. të dhënat e plota të pasaportës që interesohen (në të njëjtin e-mail edhe për pjesëtarët e familjes nëse kanë për të tërhequr më shumë sesa një pasaportë);
    2. të dhënat e tyre personale;
    3. kodin e tyre shumëshifror të aplikimit;
    4. adresën e saktë të vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, qyteti, rrethi);
    5. numrat e kontaktit (fiks dhe celular).

– Pasaportat dorëzohen tek të interesuarit, për shkak të fluksit të madh, për 5-7 ditë pune.