Emigracioni në Angli dhe Gjermani

1621
Sigal

Kryeministri anglez Xhonson: Nëse ke 15 vjet qëndrim dhe njeh gjuhën angleze merr leje qëndrimi. Ja ndryshimet

Gjermani: Mbi 5 milion të huaj kannë mbi 8 vjetë pa pasaport gjermane, Ja testi për marrjen e nënshtetsisë.

Kryeministri Boris Johnson: Nëse ke 15 vjet qëndrim dhe njeh gjuhën angleze merr leje qëndrimi

 Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli

Boris Johnson ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që jetojnë në Angli përfshirë edhe shqiptarët. Në një intervistë për “Dailymail”, Johnson është shprehur tejet i kënaqur nga njerëzit që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli. “Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë,”- deklaroi Johnson.

Ai theksoi më tej se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrant ilegal të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.

Por Johnson, ka edhe një kusht tjetër, ju duhet të flisni shumë mirë anglisht. “Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë,”– tha ai. Pra nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë Jonson mund të përfitoni leje qëndrimi.

 

–II

Si bëhet regjistrimi i fëmijëve shqiptarë të lindur jashtë shtetit

Dokumentet që duhen procedura falas

 

Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit dhe u duhet ta regjistrojnë atë tani mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë. Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm 3 hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor. Dokumentacioni i nevojshëm është si më poshtë:

1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve

E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj. Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj., mund të vizitoni faqen e posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

III

GJERMANI/ Rreth pesë milionë të huaj me kohë qëndrim më shumë se tetë vjet ende nuk kanë pasaportë gjermane

Ja testi për marrjen e nënshtetësisë

Prej një shtatorit të gjithë të huajt që duan të marrin nënshtetësinë gjermane duhet të bëjnë testin integrues, që do të thotë duhet të dëshmojnë njohuri për Gjermaninë.

Rreth pesë milionë të huaj jetojnë në Gjermani më shumë se tetë vjet dhe ende nuk kanë pasaportë gjermane. Qeveria gjermane dëshiron që sa më shumë prej tyre të marrin nënshtetësinë. Para 5 vitesh ajo ka harmonizuar ligjin gjerman me atë evropian, që do të thotë se për marrjen e shtetësisë janë futur edhe dy teste të veçanta: dëshmia për njohjen e gjuhës dhe testi për integrimin.

Kush e ka shkruar himnin gjerman?

33 pyetje të zgjedhura rastësisht nga 310 sa përmban testi në tërësi. Secila pyetje ka katër mundësi përgjigjeje. Pyetja e parë është se kush e ka shkruar himnin gjerman: Friedrich von Schiller, Clemens Brentano, Johann Wolfgang von Goethe apo Heinrich Hoffmann von Fallersleben. Përgjigjen në këtë pyetje nuk e dinë as shumë gjermanë. Sidoqoftë përgjigja është Heinrich Hoffmann von Fallersleben! Ndër pyetjet e tjera është edhe se cila e drejtë parashikohet me kushtetutë? Mos është kjo e drejta për të mbajtur armë? Apo e drejta e më të fortit? Ndoshta e drejta e lirisë së mendimit apo ajo e marrjes së drejtësisë në duart tuaja? Përzgjedhja e përgjigjeve ndonjë herë të duket absurde, por përgjigja është e drejta e lirisë së mendimit. Disa prej temave në këtë test me siguri që janë të arsyeshme. Për shembull, si është i organizuar shteti juridik në Gjermani dhe cilat të drejta dhe obligime ka një qytetar. Ndryshe, mbase edhe nuk është e domosdoshme të dihet se si quhet kancelari apo kancelarja gjermane.