Zyrtari i shtetit punon si berber gjatë orarit të punës

140
Sigal

Një tjetër fakt skandaloz ka vërtetuar edhe njëherë rrënjët e nepotizmit si plagë të shoqërisë shqiptare, ku dypunësimet “qethin” privatin dhe “rruajnë” shtetin. Ja investigimi për punësimet fiktive në Njësitë Administrative. Një topograf, gjatë orarit zyrtar të punës në shtet, punon berber në Tiranë. Ndërkohë, një punonjës i tatim-taksave dhe një hidraulik, të dy 20 vjeçarë, janë studentë me kohë të plotë në Tiranë. Ja lista me emërimet

Dypunësimet që “qethin” privatin dhe “rruajnë” shtetin

Skandali me punësimet fiktive, zyrtari i shtetit, berber në Tiranë gjatë orarit të punës

 Emisioni Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës punësimet fiktive në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Bashkinë Kavajë. Një topograf, gjatë orarit zyrtar të punës në shtet, punon berber në Tiranë. Ndërkohë, një punonjës i tatim-taksave dhe një hidraulik, të dy 20 vjeçarë, janë studentë me kohë të plotë në Tiranë. Emërimet janë të vitit të fundit.

Një tjetër fakt skandaloz ka vërtetuar edhe njëherë rrënjët e nepotizmit si plagë të shoqërisë shqiptare. Mesa duket në administratën qëndrore dhe vendore mbizotërojnë listat e punësimeve nepotike dhe elektorale me mijëra militantë partie, që rrogat i marrin në shtet pa qenë asnjë ditë në zyrë, kurse nga ana tjetër bëjnë punë të tjera private. Ja skandali ku dypunësimet “qethin” privatin dhe “rruajnë” fonde e shtetit që merren nga taksapaguesit:

Fiks Fare denoncoi punësimet fiktive në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Bashkinë Kavajë. Një topograf, gjatë orarit zyrtar të punës në shtet, punon berber në Tiranë. Ndërkohë, një punonjës i tatim-taksave dhe një hidraulik, të dy 20 vjeçarë, janë studentë me kohë të plotë në Tiranë. Emërimet janë të vitit të fundit.Topografi quhet Limon Ajdini dhe është punonjës në këtë Njësi Administrative. Z. Ajdini ka pasur disa detyra në këtë Njësi. Fillimisht te Urbanistika, më pas te Marrëdhëniet me Publikun dhe së fundmi topograf. Mesditën e datës 8 prill 2024, rreth orës 12.00, gazetarët e Fiks Fare shkuan te zona e “Selvisë” në Tiranë, ku ka biznesin z. Limon Ajdini. Kamera e Fiksit kap gjatë punës si berber topografin. Nuk po bënte matje topografike në Luz, por po i shërben gazetarit të Fiksit gjatë orarit zyrtar të punës në shtet si berber.

Në datën 17 prill, rreth orës 13.00, Fiksi shkon te Njësia në Luz dhe kërkon z. Ajdini. Gazetarët bisedojnë me policin e Njësisë, i cili thotë se “nuk është në punë”. Ai thotë se “po kërkoni berberin, të mos ngatërrohem”. Të gjithë kanë dijeni për emërimet fiktive.

Më datë 15 maj, në orën 12.00, gazetarët e Fiksit shkojnë sërish te zona e Selvisë në Tiranë, ku e gjen z. Ajdini duke punuar berber. Madje, ai i thotë gazetarit se “paradite bën kurs berberi dhe pas orës 12 punon në sallon”.

Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë quhen Leo Lusha dhe Egland Beu, të dy student në Tiranë por me punë shteti në Luz të Vogël në Kavajë. Të dy janë nga 20 vjeç dhe janë emëruar fiktivisht disa muaj më parë në Njësinë Administrative Luz i Vogël në Kavajë. Leo është emëruar hidraulik dhe Eglandi si punonjës i Tatim-Taksave.

Disa ditë më parë, Fiksi shkoi te Njësia Administrative, në orën 12:50, në ditë dhe orar pune, për të pyetur nëse janë në punë punonjësit Limon Ajdini dhe dy studentët Leo Lusha dhe Egland Beu. Një punonjëse pohon se administratori nuk është dhe duhet të linin një kërkesë me shkrim. Gazetarët kërkojnë administratorin dhe ai i thotë punonjëses se “jam në mbledhje në Bashkinë Kavajë”. Fiksi e pyet për të tre punonjësit, nëse janë aktualisht në punë dhe ku, për t’i filmuar ku po punojnë.

Punonjësja komunikon sërish me Administratorin dhe thotë se Limon Ajdini është topograf, Leo Lusha është hidraulik dhe Egland Beu është punonjës i tatim-taksave.

Gazetarët këmbëngulin që t’i filmojnë në vendin e punës. Pas shumë minutash, në orën 14.25 në Njësinë Administrative shkon Limon Ajdini, i cili thotë se ka qenë me punë në Kavajë dhe takoi një banor për një problem. Gazetarët i bëjnë me dije se Kavaja është afër dhe nuk duhen 1 orë e 30 minuta për të ardhur në Luz. Përgjigjet se s’ka makinë dhe ka ardhur me makina të rastit.

Gazetarët i tregojnë edhe datat kur e kanë filmuar duke punuar berber, apo e kanë kërkuar në këtë Njësi Administrative. Pohon se edhe mund të ketë ndodhur, por ka ikur kur ka pasur ditëlindjen dhe ndonjë punë tjetër.

Ndërkohë, rreth orës 15:00 punonjësja që qëndron në paradhomën e Administratorit të Njësisë Administrative u bën me dije gazetarëve se punonjësi Leo Lusha ndodhet në mes të fshatit Vorrozen, duke punuar dhe mund ta gjeni atje. Grupi i Fiksit shkon në Vorrozen dhe e gjen në qendër të fshatit. Gazetarët e pyesin se sa vjeç është, ndërsa fillimisht pohon se 22. Më pas tregon vitlindjen dhe në fund pranon se është 20 vjeç. Ai thotë se është student në Tiranë, në degën Administrim Biznesi te Ekonomiku. Gazetarët i thonë se jelekun e punës e ka të ri, të hekurosur dhe të pa bërë pis. “Jemi djem të rinj, e mbajmë veten nuk rrimë zhul” përgjigjet.

Fiksi shkon te Njësia dhe në atë vend shkon Leo. Gazetarët i kërkojnë punonjësit që t’i shohin duart, pasi duke qenë hidraulik punë e rëndë dhe të dëmtuara. Leo thotë se s’i ka të dëmtuara. Ndërkohë, deri në orën 16:00, grupi i Fiks Fare e priti Administratorin, por ai nuk pranoi të jepte informacione për punonjësit.