Zvicra, 11.6 mln euro për cilësinë e ujit, përfitojnë 400 mijë qytetarë

753
Sigal

TIRANE – Shtatë bashki në Shqipëri do të kenë mundësi të përmirësojnë cilësinë e ujit dhe t’i ofrojnë komunitetit ujë më të sigurt dhe me kosto të arsyeshme. Për shtimin e ujit dhe cilësinë e tij, qeveria shqiptare dhe ajo zviceriane nënshkruan një marrëveshje me një fond prej 11.6 milionë euro për cilësinë e ujit në disa bashki të vendit. 

“Me këtë marrëveshje me një shumë prej 11.6 milion euro, i vihet në ndihme 7 bashkive për çështjen e ujit. Uroj që marrëveshja të gjejë zbatim të shpejt në 7 bashkitë në mënyrë që uji të mos mungojë, po përkundrazi të jetë më i shtuar dhe më me cilësi për komunitetin”, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani.

”Marrëveshja jonë synon të përmirësojë cilësinë e jetës për rreth 400 mijë banorë për shtatë bashki, Kamëz, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Librazhd, Gjirokastër dhe Delvinë. Banorët do të kenë mundësi të kenë ujë të pastër, të sigurt dhe me kosto të arsyeshme , si dhe shkarkime kanalizime të përshtatshme”, tha ambasadori zvicerian ne Tiranë, Christoph Graf.

Marrëveshja u nënshkrua mes ambasadorit zvicerian në Tiranë Christoph Graf dhe dy ministrave shqiptar, të Financave Shkëlqim Cani dhe ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.