Zak Topuzi: Për të gjithë skeptikët, që mendojnë se ngjarjet në kufirin grek janë rastësore…

897
Sigal

Për  të gjithë skeptiket, që mendojnë se ngjarjet në kufirin grek janë rastësore, që vinë si rezultat i urgjencës për të zbatuar Protokollet Covid-19, që përgjegjësia është e shqiptarëve, që nuk dinë të organizohen, etj, etj.
Jo, bile e organizuar mjeshtërisht, me qëllimin kryesor, të mbaje brenda vendit valutën në këto ditë të vështira për çdo shtet.
Po e argumentoj me shifra.
Industria greke e turizmit është shtylla kryesore e ekonomisë së vendit Të ardhurat greke të turizmit përbëjnë gati një të tretën (deri në 30.9%) të PBB-së së vendit, duke arritur deri në 57.1 miliardë euro. Në rajonin e Egjeut jugor, deri 97% te PPB, varet nga turizmi. Turizmi, gjeneron deri në 44.2% të vendeve të punës në Greqi. Por konstatimi më i rëndësishëm: 90% e të ardhurave të gjeneruara nga turizmi, vijnë nga vizitorët e huaj. Pra të ardhurat në PPB, nga turizmi vendas, janë vetëm 10%!.. Për Greqinë, sot, kur kufijtë e BE-së janë të mbyllur, stimulimi i turizmit vendas, është jetik për t‘i shpëtuar falimentit. Ky është rezultat i një studimi të fundit nga “Institute of Greek Tourism Companies” (INSETE) .
Dihet që një nga industritë më të goditura nga pandemia, ka qenë Turizmi & Udhëtimi. Vendet e rajonit mbështetën turizmin vendas dhe e stimuluan atë me shumë forma. Një nga format ishte një “Bonus” për ta shpenzuar për turizmin vendas (Maqedonia Veriut 150 euro/person, Italia 300-500 euro/familje, etj) .
Greqia mund t’i sigurojë këto të ardhura duke mbajtur brenda kufijve të saj diasporën shqiptare, duke e denigruar atë në kufi dhe duke krijuar opinionin që vendit të tyre, Shqipërisë, ky potencial ekonomik, nuk i intereson më!!!

Për ta bërë më interesante, po jap disa shifra zyrtare, që tregojnë se shqiptarët janë nga turistët më potencialë në Greqi.
Bazuar në të dhënat e Bankës së Greqisë për vitin 2018-të, 1,121,472 shqiptarë hynë në shtetin fqinj për turizëm, me një rritje prej 19%.
Në Maqedoninë Perëndimore, shqiptarët kanë shpenzuar në 2018-ën, rreth 10 milionë euro, po aq sa gjermanët dhe bullgarët. Në Greqinë Perëndimore shpenzimet arrijnë në 29 milionë euro, të ndjekur nga gjermanët me 26 milionë euro dhe britanikët me 14 milionë euro. Sa i përket Epirit, aty shqiptarët renditen të dytët me 40 milionë euro shpenzime, duke qëndruar pas gjermanëve që kanë shpenzuar 52 milionë euro, por përpara italianëve me 19 milionë euro.
Që Shqiptarët bëjnë pushime jashtë vendit, vjen nga politikat e gabuara për turizmin që kanë ndjekur qeveritë shqiptare, ndër vite, ndërto vila e blloko vijën e parë të bregdetit. Duke mos patur aftësi akomoduese, (kryesisht resorte & hotele me kapacitete të medha), shqiptarët nxjerin jashtë vendit rreth 1,5 miliardë € . Kjo është kriminale.