Vjedhja në BSH, Fulani:Janë marrë 713 mln lekë, Braçe të vij tek ne

719
Sigal

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka thënë se sasia e vjedhur në institucionin më të rëndësishëm financiar nuk është më e madhe se 713 milion lekë. Në një konferencë për shtyp Fullani tha se për të vërtetuar shifrën do të ketë edhe një kontroll tjetër. “Rikonfirmoj deklarimin e mëparshëm që shifra është 713 milion. Do të ketë edhe një kontroll tjetër nga kontrolli i shtetit. Po punojmë me intesitet me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë aistencën më të plotë që të garantojnë me të gjitha masat do të sjellin një funksion që situata të tilla të mos ndodhin më. Kemi gadishëmrinë e plotë të partnerëve ndërkombëtarë. BSH është e impenjuar në marrjen e masave për një garantim të tregut me nje likuiditet të domosdoshëm. Ky është rast i rëndë i shkëputur, i vlerësuar me vëmendje nga BSH dhe do të ndiqet hap pas hapi me ndihmën e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare që raste të tilla të mos ndodhin më”, ka thënë Fullani. I pyetur për akuzat e deputetit të Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, Guvernatori i BSH-së tha se janë dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara. “Banka e Shqipërisë është insititucuion i pavarur , i përgjishshëm. Komunikon në mënyrat më të larta të etikës. Informacioni i dhënë kryetarit të Komisionit të Ekonomisë , është dheënë në përputhej të plotë të kuadrit në fuqi. Për pjesën që nuk i është dërguar është ftuar në ambientete e BSH-së të shikojë këto dokumente. Përgjesjmëria dhe llogaridhënia është në nivelet më të larta”, deklaroi numri një i BSh-së. Por Guvernatori i BSH-së i është anashkaluar pyetjes nëse është thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. “BSH që në momentet e para me një vëmendje dhe përkushtim të natyrshëm të një banke qendore, si dhe gjithë personelit bashkëpunoi me prokurorinë që në orët e para në mënyrë që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt. Më të interesuar për t’a zbardhur këtë çështje e të mos përsëritet më është BSH dhe unë personalisht. Iu garantoj që përgjeshmëria është shumë e madhe. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ditë e natë me orgainin e prokurorisë që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt”, deklaroi Fullani. Ndërkohë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Mujor të Politikës Monetare vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%.