Vetëm në vendet diktatoriale, monarku cakton opozitën

616
Sigal

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Këto zgjidhje dhe zgjedhje që bën mazhoranca e sotme, për mua janë antikushtetuese dhe e kanë kaluar kufirin e arbitretit. Av. Goxhaj: U kthyem në sistemin monopartiak, ja pse deputetët e mandatuar nga PS, nuk përfaqësojnë opozitën

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj: Vetëm në vendet diktatoriale, monarku cakton opozitën

Zgjedhja e Kuvendit me deputetët e rinj është jashtë kufirit kushtetues

Jakup B. GJOÇA

Plotësimi i  vendeve bosh në Kuvend nga lista e kandidatëve për deputetë, kur partitë politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet, është një temë që përplas jo vetëm politikanët, por edhe juristët, për më tepër, kur në Shqipëri ka më shumë se 1 vit që mungon Gjykata Kushtetuese dhe kjo mungesë e rendit kushtetues, i jep hapësirë të lirë mazhorancës, që të spekulojë me ligjet. Dje, kostitucionalisti Sokol Hazizaj u shpreh, se Kuvendi, domethënë mazhoranca, në mungesë të Komisionit të Mandateve, për shkak se anëtarët e këtij komisioni parlamentar kanë dhënë dorëheqjen  nga mandatet, vepron përtej kufijve kushtetues, për më tepër, edhe ngaqë mungon Gjykata Kushtetuese.

Hazizaj: Mazhoranca po sillet me arbitraritet mbi ligjin

Kostitucionalisti Sokolaj Hazizaj tha se zgjedhja që mazhoranca ka ndërmarrë për deputetët e rinj kanë kaluar kufirin e arbitraritetit mbi ligjin.

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj: “Ne kemi anomali të tmerrshme. Këto zgjidhje dhe zgjedhje që bën mazhoranca sot që, për mua, e kanë kaluar kufirin e arbitraritetit mbi ligjin, sepse kjo lloj marrëdhënieje që është krijuar kemi eksperienca për këtë. Kemi Italinë, Spanjën, Venezuelën, Kenian që janë zgjidhur, por në asnjë vend të botës nuk është llogaritur mandati i një deputeti të një subjekti politik të përdoret si listë shteruese për një subjekt tjetër politik.”

Hazizaj: Vetëm në vendet diktatoriale monarku cakton opozitën

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj argumenton, se Kuvendi, duke bërë zgjedhjen e deputetëve, në mungesë të Komisionit të Mandateve, është përtej kufirit kushtetues, për më tepër, që në Shqipëri mungon Gjykata Kushtetuese.

Kostitucionalisti Sokol Hazizaj: “Këtu tek ne, arbitrariteti nuk ka kufi ligjor. Në cilin vend të botës mund të zëvendësosh opozitën? Unë nuk e di. Vetëm në vende diktatoriale mund të caktoj opozitën, sepse unë jam monarku. Zgjedhja sot që ka bërë opozita është zgjedhje për shkak të 2008-s. Për mua, zgjedhja që ka bërë Kuvendi në mungesë të analizës që ka bërë Komisioni i Mandateve dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, për mua, është jashtë kufirit kushtetuese. Në të gjithë botën është zgjidhur nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë e lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese do ta administronte këtë lloj procesi.”

 

somario

1

Sokol Hazizaj: Këto zgjidhje dhe zgjedhje që bën mazhoranca sot që, për mua, e kanë kaluar kufirin e arbitraritetit mbi ligjin. Vetëm në vende diktatoriale mund të caktoj opozitën, sepse unë jam monarku

2

Zgjedhja që ka bërë Kuvendi në mungesë të analizës që ka bërë Komisioni i Mandateve dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, për mua, është jashtë kufirit kushtetuese. Në të gjithë botën është zgjidhur nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese