Vasili: Votuam paketën fiskale por nuk ndryshojmë qëndrim për “birrën”

631
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar të pandryshuar projektligjin që parashikon ndryshimin e taksës për akcizën e birrës. Projektligji parashikon rritjen e akcizës së birrës vendase me 11% dhe uljen e akcizës së birrës së importit me 15%. Por kjo gjë është kundërshtuar nga opozita që e ka cilësuar këtë projektligj si cënim të prodhimit vendas dhe favorizim të klientëve të caktuar që kryeministri iu bën importuesve të birrës.

Por edhe LSI duket se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj rritjes së akcizës për birrën vendase. Nënkryetari i LSI, Petrit vasili u shpreh për mediat se pavarësisht votimit në tërësi të paketës fiskale, nuk do të votojnë ligjin për akcizën. Sipas tij kjo cënon prodhimin vendas ndërkohë që argumenton se mos rritja e saj nuk do të sjellë asnjë ndikim negativ në buxhet. Pas miratimeve në tërësi të projektligjeve të paketës së re fiskale dhe buxhetit të vitit të ardhshëm, pritet votimi në Parlament javën e ardhshme.
Sigal