Universiteti gllabëron 160 milion lekë

753
Sigal

Auditimi i UBT-së, KLSH: Abuzimi me pronat shtetërore, karburantin dhe gropa nga mosderdhja e  kontributeve shoqërore

Skandale dhe dëme ekonomike ndaj buxhetit të shtetit, në vlerën e 160,8 milionë lekëve janë vërtetuar nga auditimi i Universitetit Bujqësor nga ana e KLSH-së për periudhën 01.01.2011 – 30.09.2013. Abuzime me pronat shtetërore, dhënë me qira nga Universiteti Bujqësor Tiranë me një dëm financiar në masën e gati 17 milionë lekëve; Shpenzim i tepruar dhe përdorim i pajustifikuar i sasisë së karburantit me një dëm financiar prej 13,4 milionë lekësh; Vlerësohet një dëm ekonomik prej 6,6 milionë lekësh nga ana e Universitetit Bujqësor nga mosllogaritja dhe mosderdhja e kontributit të sigurimeve shoqërore deri në kufirin e lejuar për 88 punonjës të punësuar në dy vende pune (si diferencë e ndalesës së kryer pranë qendrës së parë të punës dhe kufirit maksimal); 47,5 milionë lekë llogaritet dëmi në buxhetin e shtetit nga mosndalesa e kontributeve për pension suplementar për “Profesorët” dhe “Profesorët e Asociuar”; U konstatua nga auditimi, shpërblim i padrejtë nga administrata e Rektoratit të UBT-së për punonjësit e vet në dy raste, në vlerën 14 milionë lekë; Nga auditimi i punimeve të kryera në objektet e ndërtimit kanë rezultuar diferenca në zbatimin e punimeve të ndërtimit, me një dëm prej 15 milionë lekësh. Porse llogaritet gjithashtu në 20 milionë lekë dëmi nga përshkrimi i zërave (fiktivë), por që nuk kanë qenë pjesë e punimeve të kryera në objekte; Janë kallëzuar penalisht 4 punonjës të Universitetit Bujqësor për 17,3 milionë lekë, e pajustifikuar në konsum ushqimi për peshqit në vaskat e Tapizës.Gjithashtu një tjetër kallëzim penal vjen për abuzime me karburantin në vlerën e 10 milionë lekëve.

Raporti i KLSH-së

 Abuzime me pronat shtetërore, me një dëm prej 17 milionë lekëve

Mbështetur në nenin 27, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Për Kodin e Punës” me

ndryshimet e mëvonshme, janë rekomanduar të nxirren urdhrat për shpërblim dëmi, të kryen kontabilizimet dhe të bëhen ndalesat si më poshtë: Nga auditimi, u konstatua se objektet në pronësi të UBT-s dhënë me qira subjekteve private nuk ka gjetur zbatim VKM-në nr.529, datë 08.06.2011 në, kreun II, pika ç), inxhinjeri nuk ka llogaritur sip. nën ndërtesë dhe atë funksionale dhe ka hequr nga llogaritjet trashësinë e mureve, gjë që ka sjell diferencë në pagesën e kontratës për sipërfaqen totale në m². Për sa më lartë është rekomanduar: Subjektit- R, K të paguajë detyrimin prej 37,260 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; Subjekti- S.Sh të paguajë detyrimin prej 131,760 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; Subjekti- E.I. të paguajë detyrimin prej 112,615 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; Subjekti – V.J. të paguajë detyrimin prej 253,110 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; Subjekti- E.B. si të paguajë detyrimin prej 177,680 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; subjekti- D.A. të paguajë detyrimin prej 427,020 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës; Subjekti- F.R. të paguajë detyrimin prej 604,800 lekësh në momentin e rinovimit të kontratës, si dhe të regjistrohet në organet tatimore për tu pajisur me NUIS(nipt).

 Abuzimet me karburantin në vlerën e 13, 4 milionë lekë

Nga auditimi i shpenzimeve të karburantit dhe përdorimit të tij në tre Faukultetet e UBT-së rezultuan diferenca me dëm ekonomik. Nga UBT të merren të gjithë masat e duhura ligjore për shpërblimin e dëmit prej 1,340,863 lekë nga personat e mëposhtëm sipas Fakulteteve: Për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM), për periudhën e auditimit ka një diferencë sasie karburanti në përdorimin e gjeneratorit, prej: 6711 litra në vlerën 1,174,071 lekë nga dy persona; Për Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (FMV), për periudhën e auditimit ka një diferencë sasie karburanti në përdorimin e gjeneratorit, prej 68 litra, në vlerën 13,495 lekë nga një person; Për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit (FEA/B), për periudhën e auditimit ka një diferencë sasie karburanti në përdorimin e gjeneratorit, prej 873 litra, në vlerën 153,297 lekë nga tre persona.

 6,6 milionë lekë dëm nga mosderdhja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 88 pedagogë të ftuar

Nga auditimi i listëpagesave të personelit akademik të ftuar rezultoi se: në çdo rast është

kryer ndalesa e tatimit mbi të ardhurat personale, por në asnjë rast nuk është bërë ndalesa për sigurimet shoqërore deri në kufirin e lejuar (Si diferencë e ndalesës së kryer pranë qendrës së parë të punës dhe kufirit maksimal). Kjo bie në kundërshtim me legjislacionin për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore ku thuhet: “Për rastet kur i njëjti person është ekonomikisht aktiv në dy ose më shumë subjekte, pagesa e kontributit është e detyrueshme në çdo subjekt, sipas pagës, por jo më shumë se kontributi maksimal”. Kështu, nga përllogaritjet e bëra rezulton se për 88 punonjës së ftuar, shuma totale e ndalesës së llogaritur për t’u mbajtur është 663,056 lekë.  Gjithashtu UBT (Punëdhënësi) nuk ka llogaritur dhe derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore (16,7%) deri në kufirin e lejuar (Si diferencë e ndalesës së kryer pranë qendrës së parë të punës dhe kufirit maksimal).

 47,5 milionë lekë dëm nga mosndalesa për sigurimin suplementar

Nga auditimi që ju bë listëpagesave të personelit akademik, u konstatua se stafit akademik që gëzon titullin shkencor “Profesor”, dhe “Profesor i asociuar” kishte mangësi në lidhje me ndalesën e sigurimit suplementar të mbajtur, pasi ndalesa e sigurimit është mbajtur vetëm mbi pagën mujore të punonjësve dhe jo mbi gjithë të ardhurat e realizuara, (ku përfshihen edhe pagesat për orët shtesë të paguara). Kështu nga përllogaritjet e bëra rezulton se shuma totale e ndalesës së llogaritur për t’u mbajtur (si diferencë e detyrimit për t’u mbajtur dhe atij të mbajtur në fakt) është 4,758,042 lekë.

 Shpërblim i padrejtë për punonjësit, në vlerën 14 milionë lekë

 Nga UBT të merren të gjithë masat e duhura ligjore për shpërblimin e dëmit prej 1,416,911 lekë nga 8 punonjësit e institucionit, si përfitim të padrejtë.

 15 milionë lekë dëmi nga punimet të pakryera në objektet e ndërtimit

 Nga auditimi i punimeve të kryera në objektet e ndërtimit kanë rezultuar diferenca në zbatimin e punimeve të ndërtimit, gjithsej në shumën 1,518,819.6 lekë me t.v.sh, duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të institucionit. Universitetit Bujqësor i Tiranës të marrë të gjithë masat e duhura ligjore dhe kontabile për shpërblimin e dëmit prej 1,518,819.6 lekë, punime të pakryera nga tre operator ekonomik.

 20 milionë lekë “fluturuan” në zëra fiktivë në punime

 Nga auditimi kanë rezultuar vendosje e zërave në situacionin përfundimtar sipas manualit të ndërtimit, por të cilat nuk i përkasin punimeve të kryera në objekt, gjithsej në shumën 2, 014, 924.8 lekë me t.v.sh, duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të institucionit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës të marrë të gjithë masat e duhura ligjore dhe kontabile për shpërblimin e dëmit në shumën prej 2, 014, 924.8 lekë me t.v.sh, nga një operator ekonomik.

 4,3 milionë lekë shpenzime karburanti jashtë projekteve

Nga auditimi i shpenzimeve të projekteve rezultoi se shpenzimet e karburantit nuk përkonin me kohën në të cilën është bërë shërbimi, daljet e karburantit në sasi janë bërë në kohën kur projekti ka përfunduar dhe nuk justifikoheshin me dokumentacion financiar në total: 2405 litra karburant = 434 181 lekë, për tre projekte.

 Rekomandime:

Të bëhet verifikimi i dokumentit financiar të paraqitur nga kordinatorët lidhur me shpenzimet e karburantit, në rast të kundërt të kërkohet shpërblimi i dëmit në vlerën e mësipërme; Marrjen e masave disiplinore: “ Largim nga puna” për 8 nëpunës dhe “Vërejtje me paralajmërim largim nga puna” për 6 nëpunës; Të vendosë gjobë për subjektet: mbikëqyrësit të punimeve të rikonstruksionit të fasadës së godinës së Agronomisë në UBT dhe “rikonstruksionit të godinës së Zooteknisë” në UBT; mbikëqyrësit të rikonstruksionit të garazheve për zyra dhe ambiente mësimdhënie për Departamentin e Agro-Mjedisit dhe Ekologjisë në UBT; mbikëqyrësit të punimeve në “Ndërtim Depo uji 250 m3 dhe lidhje me rrjetin ekzistues” në UBT; mbikëqyrësit të punimeve në “restaurimin e sallës së leksioneve dhe anekseve të saj si dhe kati i dytë i godinës së Laboratorit” në UBT; kolauduesit të punimeve në “Rikonstruksion i Fasadës së Godinës së Agronomisë në UBT” dhe “Rikonstruksioni i Godinës së Zooteknisë” në UBT; kolaudatorit të “Restaurimit të Sallës së leksioneve dhe anekseve të saj si dhe kati i dytë i godinës së Laboratorit”; zbatuesit të punimeve në “Rikonstruksion i Fasadës së Godinës së Agronomisë në UBT”; zbatuesit të punimeve në “Rikonstruksioni i Godinës së Zooteknisë”; zbatuesit të “Restaurimi i Sallës së leksioneve dhe anekseve të saj si

dhe kati i dytë i godinës së Laboratorit”.

 4 kallëzime penale për 17,3 milionë lekë dëm, konsum ushqimi për peshqit në vaskat e Tapizës

Nga auditimi i ushtruar për shpenzimet e kryera në Ekonominë e rritjes së peshkut Tapizë për periudhën objekt auditimi u konstatua se, te ardhurat janë në raport 1/10 krahasuar me shpenzimet e kryera për këtë Njësi, për vitet, 2011, 2012, 2013.

-Nga kontrolli i dokumentacionit në këtë Ekonomi u konstatua se shitja e rasatit bëhej me blerje të drejtpërdrejte me lekë në dorë, nga një komision i i përbërë nga tre persona sipas një propozimi të bërë nga znj.J. K dhe R. M dhe miratuar nga Rektori, ky komision është ngritur për shitjen e rasateve, varakëve dhe peshkut të prodhuar në këtë ekonomi, pas këtij urdhri koordinatorja e laboratorit nxjerr urdhrin e shitjes së rasateve, në të cilin është i specifikuar vetëm lloji i rasatit dhe jo sasia, në kundërshtim me Rregulloren e funksionimit të Njësisë. U gjetën fletë-daljet e sasisë së peshkut të firmosuara nga komisioni dhe p/sektorit, ndërkohë qe nuk ka mandat arkëtimi nga blerësi i mallit.

Nga Kontrolli i shpenzimeve të kryera në lidhje me ushqimin e peshkut në këtë Ekonomi rezultoi se për të tre vitet ka shpenzime dhe përdorim të ushqimit të peshkut të konsiderueshme si në blerje ushqimi nëpërmjet prokurimit publik dhe furnizim me ushqim nga EDE. Nga llogaritjet e konsumit të ushqimit rezulton sasi ushqimore e cila i kapërcen nevojat reale të konsumit që shpenzon peshku në vaskat e Tapizës.  Sasia prej 206 kv ushqim peshku në vlerën 1 709 280 leke dhe 200 kg sojë kokërr në vlerën 24 000 leke rezulton e pajustifikuar si konsum ushqimi për peshqit në vaskat e Tapizës.

 1 kallëzim penal, 10 milionë lekë abuzime me karburantin

 Kallëzohet penalisht z.F.M me detyrë ish teknik shërbimi për FBM dhe FEA/B, (gjatë periudhës së auditivit larguar nga puna), për shkelje gjatë viteve 2011-2012, , gjë që ka sjellë një dëm ekonomik prej 6,261 litra karburant, në vlerën 1,085,421 lekë.