Ulet me 10% konsumi i naftës/ Në botë bie çmimi, Shqipëria sërish me tarifa të larta

618
Sigal

Frika nga koronavirusi ka sjellë dhe një rënie të konsumit të karburanteve në tregun vendas. Përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve thanë  se konsumi i lëndëve djegëse është redaktuar me afro 10 % gjatë javës së fundit.Shkak janë bërë lëvizjet e kufizuara të qytetarëve, pas panikut nga Covid-19.Paralelisht me këtë situatë, operatorët e tregut thonë se kanë reduktuar edhe çmimet me pakicë. Sipas tyre çmimi një litër naftë është ulur nga 5 deri në 7 lekë për litër. Aktualisht në tregun vendas një litër naftë shitet nga 165 deri në 173 lekë.Por kjo rënie e çmimit të naftës është e papërfillshme dhe nuk ka reflektuar jo vetëm rënin e konsumit, por as rënie drastike të çmimit në tregjet ndërkombëtare.

Që nga koha kur virusi u përhap në shumë vende të botës, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme.Aktualisht një fuçi tregtohet me 40 dollar nga 55-60 që shitej në fillim të vitit.

Operatorët e tregut vijojnë traditën e tyre që uljen e çmimit të mos e reflektojnë sa duhet në tregun me pakicë, ndërkohë që kur ndodh e kundërta, çmimi rritet menjëherë.