Turizmi, Bode: FMN jo ulje taksash. Ahmetaj: I vijmë në ndihmë biznesit

672
TIRANE – Kërkesa e qeverisë për të ulur TVSH e turizmit nga 20 në 10 përqind ka sjellë debate në komisionin e ekonomisë dhe financave.
Deputeti demokrat Ridvan Bode është shprehur se përgjysmimi I TVSH vjen në një moment të gabuar dhe FMN nuk ka për të lejuar ulje taksash.
Këtij pretendimi ministri i zhvillimit ekonomik tregtisë dhe turizmit tha se kjo nismë vjen për të ndihmuar biznesin . 
Projektligji për turizmin përveç uljes së TVSH parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me asistencën e një kompanie të huaj, dhënien e tokave shtetërore me qera për 99 vjet me 1 euro , kjo për të zhvilluar turizmin.
Sigal