Transfertat e emigrantëve në fokusin e pastrimit të parave

551
Sigal

Një projektligj i ri për pagesat që është hartuar nga Banka e Shqipërisë ndër të tjera do të ketë në fokus edhe transfertat e emigrantëve, nëse ata janë duke pastruar para.Banka e Shqipërisë në një material të posaçëm që shpjegon efektet e projektligjit referon se Operatorët e Transferimit të Parave (MTO-të), të cilat janë dhe kanali kryesor formal i përdorur nga emigrantët do të lejohen të hapin llogari bankare për këto pagesa dhe gjithashtu të emetojnë instrumente elektronike.Gjithashtu, projektligji parashikon të drejtën e agjencive të transfertave për të hapur llogari pranë bankave dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme.Përvojat ndërkombëtare kanë treguar se pas masave të marra nga institucionet përkatëse për parandalimin e pastrimit të parave, shumë banka, në rolin e bankave korrespondente, mbyllën llogaritë e agjencive të transfertave me qëllim eliminimin e problematikave që mund të hasnin gjatë veprimtarisë me këto institucione.Fenomeni i ashtuquajtur de-risking ka gjeneruar debate dhe në rrafshin ndërkombëtar për efektet negative të krijuara në sektorin e subjekteve financiare që kryejnë transferta.Projektligji parashikon krijimin e konceptit “të bankës së hapur”, që krijon parakushtet e nevojshme që këto institucione të kanalizojnë transfertat e remitancave në llogaritë bankare, duke mundësuar një alternativë më shumë kundrejt cash-it.Projektligji parashikon mundësinë e përfshirjes në shërbimet e pagesave elektronike edhe të shoqërive të Kursim Kreditit, të cilat kanë një prezencë të shtuar në zonat rurale, nëpërmjet licencimit si institucion pagese.Në këtë drejtim, kontribute në zgjerimin e prezencës së institucioneve financiare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ka dhe prezantimi dhe rregullimi i modelit të “Bankave që ofrojnë shërbime pagesash nëpërmjet agjentëve”, zhvillimi i të cilit mund të bazohet pikërisht në bashkëpunimin e bankave me këto institucione financiare jobanka që kanë prezencë edhe në zonat rurale.