TAP, gjermanët fitojnë të drejtën për të shtruar 270 km tubacione, përfshirë Shqipërinë

718
Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka përzgjedhur si fituese kompaninë gjermane me qendër në Duseldorf “Salzgitter Mannesmann International GmbH” për shtrimin e rreth 270km tubacione tokësore dhe detare me diametër 48” dhe 36”. Salzgitter Mannesmann International do të shtrojë tubacionet me diametër 48” për seksionet në Shqipëri, Greqi dhe Itali, ndërsa ato me diametër 36’’ do të jenë për seksionet në detin Adriatik. Dhënia e kësaj kontrate parashikon shtrimin e rreth 170,000 ton tubacione gazi.

Ian Bradshaw, drejtori menaxherial i TAP, tha: “ Do të doja të përgëzoja Salzgitter Mannesmann International për suksesin e arritur në këtë tender, si dhe të falëndëroja të gjithë kompanitë pjesëmarrëse. TAP zbaton një program rigoroz në përzgjedhjen e kompanive kontraktuese dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ajo i përzgjedh kompanitë në bazë të kompetencave teknike, sigurisë, standardeve, si edhe kritereve të tjera që përputhen me praktikat më të mira ndërkombëtare”. Sipas tij, TAP parashikon të nisë nënshkruajë edhe kontrata të tjera deri në fund të vitit. Kjo do të bëjë të mundur nisjen e ndërtimit të tubacionit në Greqi, Shqipëri dhe Itali në mesin e vitit 2016, sikundë është planifikuar.

Salzgitter Mannesmann International GmbH është pjesë e grupit “Salzgitter AG Group” që është themeluar në vitin 1859 dhe vlerësohet si një nga kompanitë kryesore në tregun e hekurit në Europë me shitje të jashtem që llogaritën në rreth 9 miliardë euro për vitin 2014. Ndërsa numëron rreth 25,000 punonjës. Këtë vit, TAP ka nënshkruan një sërë kontratash, si në ndërtim dhe rehabilitim rrugësh dhe urash në Shqipëri (Korrik 2015), për kompresorët turbo (Shtator 2015) dhe nyjet izoluese (Tetor 2015).
Sigal