Tabaku: Bypass Fier-Vlorë, si pëlhura e Penelopës

844
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kritikoi qeverinë për investimet publike dhe mënyrën e përdorimit të fondeve. “Këto ditë qeveria rihapi tenderin për bypass-in Fier-Vlorë. Mbasi për dy vite dështoi të bëjë mbi 10 për qind të punimeve e rifilloi përsëri nga fillimi projektin prej 60 milionë euro. Për të kuptuar më mirë raportin mes qeverisë socialiste dhe investimeve në rrugë shkolla dhe çerdhe, kjo shkelje u faktua dhe nga institucioni i KLSH-së. Sipas saj, projekti bypass Fier-Vlorë ka qenë një nga subjektet që ka sjellë dëmin ekonomik më të madh në buxhetin 2016”, u shpreh Tabaku. Sipas saj, plot 13 milionë euro të taksapaguesve janë llogaritur si dëm ekonomik, ndërsa rruga është shtuar me vetëm 500 metra nga pika e lënë në 2013. “Këto ditë, ministria përkatëse ka rinisur tenderin për një segment rruge që duhet të kishte përfunduar me kohë. Ka katër vjet që rruga ka mbetur si pëlhura e Penelopës, tirret ditën dhe prishet natën, si simbol i vërtetë i qeverisjes socialiste; Rrëmbe ç’të mundesh dhe gënje për gjithçka!”, u shpreh Tabaku.
Sigal