Stabilizohet euro pas luhatjeve të forta, ja me sa u këmbye sot mondedha europiane

940
Sigal

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në kuotën e 126.11 lekëve, me një rënie të lehtë prej 0.04 pikësh nga dje.

Sipas eksprtëve të tregut euro po ekuilibrohet në tregun vendas, duke u këmbyer në nivelin real. Aktorët i argumenojnë luhatjet e forta me efektin psikologjik që dha deklarat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin në treg për të frenuar rënien e më tejshme të monedhës euro.

Ndërsa dollari amerika ka vijuar të zhvlerësohet më tej në tregun vendas. Një dollar është këmbyer sot sipas Bankës së Shqiërisë në nivelin e 106.7 lekëve, rreth 0.63 pikë më pak se një ditë më parë.

Ekspertet presin qe ardhjen e turistëve nga trevat me përfundimin e muajtin të Ramazanit, oferta në valutë do të rritet.

Ndërkohë edhe agjencitë e këmbimit valutor duken më të relaksuara duke qenë se kanë ngushtuar diferencën midis çmimit të blerjes dhe të shitjes së valutave, nga 1-2 lekë që ishte një ditë më parë, në pak se një lek sot.

Ekspertët shprehen se është ende herët për të folur për tendencën e këmbimit euro/lekë, duke qenë se mbetet për tu parë reagimi i tregut në javët në vijim.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se do të ndërgyjë në treg duke tërhequr valutën e tepërt, por ende nuk dihet sa është shumë që do të tërheqë dhe kur do të kryhen këto operacione monetare.

kursi eruo