Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

223
Sigal

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë mëngjesin e sotëm me 122.7 lejë dhe duke u shitur me 123.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq Paundi britanik blihet këtë të premte me 142 lekë dhe shitet me 142.8 lekë duke regjistruar rritje në raport me dje referuar tregut të brendshëm valutor.

Dollari amerikan ka pësuar rënie ditën e sotme krahasuar me ditën e enjte teksa është blerë me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë.

Franga zvicerane blihet sot me 111.4 lekë dhe shitet me 112.2 lekë duke shënuar një rritje në raport me një ditë më parë teksa e ka mbyllur kështu në kuota pozitive këtë javë.