Shtyhet afati për pagën e luftës – Tatimet: 2300 individë, të korrigjojnë të dhënat bankare deri më 25 Shtator

349
Sigal

Të gjithë individët që ligjërisht janë përfitues të ndihmës financiare të akorduar nga qeveria në kuadër të pandemisë COVID-19, sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, do të kenë afat deri më 25 Shtator për të bërë korrigjimin e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë sërish afatin, i cili ishte përcaktuar deri më 31 Gusht, për t’ju dhënë mundësi 2324 indivdëve që të përfitojnë bonusin e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Tatimet, në faqen zyrtare të internetit, kanë vendosur në dispozicion formularin që duhet plotësuar nga individët ku kërkohet numri personal i identifikimit, emër, mbiemër, emri i bankës dhe ibani i llogarisë bankare. Plotësimi i formularit të të dhënave bankare, duhet të kryhet vetëm nga individët, referuar listës së emrave të publikuar nga tatimet, për të cilët ende nuk është kryer korrigjimi i të dhënave nga subjektet punëdhënës.

Pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit. Sipas listës së tatimeve, bëhet fjalë për  1802 punonjës të cilët nuk kanë korrigjuar të dhënat e llogarive bankare, dhe 522 punonjës që rezultojnë përfitues të paketës nr.1 por që kanë llogari me probleme.