Shtrenjtohen ushqimet e arsimi, inflacioni rritet në 1.2%

627
Rritja e çmiemeve të ushqimeve në muajin qershor ka bërë të mundur që për herë të parë nga janari I këtij viti, norma e inflacionit të ngjitet mbi kuotën 1%. INSTAT ka publikuar treguesit e çmimeve të konsumit, ku bie në sy se inflacioni për këtë muaj është 1.2, ndërkohë që muajt mëparshëm ra në kuotat 0.2%-0.3%. Rritja vjetore në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,97 pikë përqindje. Krahasuar me muajin Qershor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %. Çmimet e nëngrupeve “bukë e drithëra” dhe “mish” kanë shënuar ulje, ndërkohë që rënia më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport”.
Sigal