Shtohen rreziqet ekonomike / FMN: Kujdes me financat publike dhe fondet për tërmetin

334
Sigal

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga pandemia me rritje të numrit të të infektuarve ka rritur ndjeshëm presionin e rreziqet për ekonominë e vendit.

Në raportin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbajtur të pandryshuar vlerësim për rënie ekonomike këtë vit në -7.5%., por shton se situata mund të përkeqësohet më te tej, diçka që do ta vinte ekonominë në vështirësi të mëdha si pasojë e goditjes së turizmit dhe uljes së dërgesave nga emigrantët.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, borxhi publik evidentohet një nga rreziqet kryesore të ekonomisë së goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia Covid-19.

Ekspertët e FMN apelojnë qeverinë për masa në menaxhimin financave publike, kontroll të shtuar dhe transparencë për fondet e rindërtimit si dhe në mbledhjen e të ardhurave tatimore.

Teksa është ndalur të huaja prej 190.5 milionë dollarë e marrë për përballimin e pasojave të koronavirusit që qeveria duhet t’i shlyejë, FMN ka deklaruar se vendi ka kapacitet për të paguar borxhin, por vështirësitë janë të mëdha në kushtet kur ekonomia është në presionin e pandemisë.