Shtëpitë e shqiptarëve janë të pabanueshme, mungojnë kushtet optimale

565
Sigal

Problemet kryesore: Lagështira, hapësira të ngushta, ngrohja, kushtet e tualeteve, dyer e dritare të vjetra

Sondazhi i KE: Shqiptarët, ndër vendet me mangësitë më të mëdha të banesave

Përvecc situatës së vështirë ekonomike e sociale që shoqëron shqiptarët në përditshëmrinë e tyre, një tjetër problem madhor me të cilin hasen qytetarët e vendit tonë, janë kushtet mediokre të shtëpive të banimit, të cilat kanë standarte tepër të ulta, duke mos ofruar në shumë raste as kushtet minimale për një jetesë optimale. Komisioni Evropian ka realizuar një sondazh që mat fushat e ndryshme të mirëqënies në jetën e qytetarëve. Rezultatet e këtij sondazhi përcaktojnë se Shqipëria ka problemet të mëdha, për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë. Megjithëse shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për pronësinë e shtëpive të tyre ata vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale si prania e një tualeti apo e dushit brenda në shtëpi. Probleme të tjera, sipas anketës së “Cilësisë së Jetës”, janë ngrohja, lagështira, apo vjetërsia e dyerve dhe dritareve.

Gjetjet e Anketës për Shqipërinë

Sipas Anketës së të zhvilluar nga Komisioni Europian rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të pyeturve (më e larta në Europë) janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre.  Në vendet e rajonit të anketuarit që janë përgjigjur se kanë probleme me sipërfaqen në shtëpi variojnë nga 18-26% me një diferencë të konsiderueshme me Shqipërinë. Mesatarisht, të anketuarit, në Shqipëri janë shprehur se kanë vetëm 2 dhoma, numri më i ulët i vendeve të Bashkimit Europian dhe kandidateve për t’iu anëtarësuar. Shqipëria mban vendin e parë edhe për cilësinë e dyerve, dritareve dhe dyshemesë, ku sipas të pyeturve në Anketën e Cilësisë së jetës rreth 23% janë shprehur se i kanë të vjetra. Shqipëria ka rezultuar me përqindjen më të lartë të të pyeturve të cilët kanë pohuar se kanë lagështirë apo rrjedhje në shtëpi, rreth 40%. Rreth 12% e të pyeturve janë përgjigjur gjithashtu që kanë mungesë të tualetit me ujë të rrjedhshëm, Shqiptarët kanë vështirësi edhe për të ngrohur apo për të mbajtur në temperatura optimale shtëpitë e tyre, me 26% që janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të ngrohin shtëpitë.