Shqiptarët paguajnë 120 mln. euro në vit, për militantët

218
Sigal

 

Gazetari Klodian Tomorri shprehet se, paga minimale në shtet është 54 mijë lekë në muaj. Sipas tij, ne paguajmë taksa, por nuk i kemi 20 mijë mjekë në spitalet tona publike. Ai shton se as 20 mijë mësues nuk ka në shkollat tona publike.

Dhe në fund shtron përsëri pyetjen se, ku shkojnë 120 milionë dollarë në vit?

Njerëzit dëgjojnë që sektori publik është zgjeruar me 20 mijë vetë vitet e fundit dhe ndoshta nuk u bën shumë përshtypje. Por nuk është aq e thjeshtë.

Paga mesatare në shtet është rreth 54 mijë lekë në muaj. Për 20 mijë vetë janë plot 120 milionë dollarë ose 100 milionë euro në vit, që paguhen nga taksapaguesit. Çështja është, kë po paguajmë?

A kemi ne 20 mijë mjekë më shumë në spitalet tona publike? Nuk i kemi. Edhe ata që i kishim po na i merr Gjermania.

A kemi ne 20 mijë mësues në shkollat tona publike? Nuk i kemi. Madje numri i shkollave është ulur për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

A kemi ne më shumë policë?  Ndoshta. Por a kemi me shume rend dhe siguri? Nuk kemi. Përkundrazi, kemi me shumë vrasje, më shumë armë dhe më shumë krim.

Pra pyetja mbetet, kë po paguajmë 120 milionë euro në vit? Ndoshta orekset e militantëve të partisë, të cilët sistemohen nëpër borderotë e shtetit?

Janë shpenzuar gati 1 miliardë euro për Shqipërinë dixhitale, por administrata fryhet dhe korrupsioni rritet. U bë reforma territoriale, por zvogëlohet numri i bashkive dhe rritet numri i punonjësve. Koncesionet gjysma e shërbimeve publike, por administrata vetëm rritet.