Shqipëria, anëtarja më e re e Rrjetit Lider të Përgjegjësisë Sociale në Europë

695
Një lajm i mirë për komunitetin e biznesit që operon në Shqipëri. Më datë 8 qershor 2015, Rrjeti Shqiptar për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave është anëtarësuar në Rrjetin Lider tëPërgjegjësisë Sociale në Europë. Presidenti i Rrjetit të Përgjegjësisë Sociale ne Shqipëri, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm iANTEA Cement, Adamantios Frantzis në vlerësimin e tij u shpreh, “Ne jemi shumë të lumtur që bëhemi pjesë e familjes së madhe të Rrjetit të Pëgjegjësisë Socialenë Europë, duke iu bashkuar 70 korporatave të mëdha dhe 41 organizatave kombëtare partnerenë Europë që numërojnë rreth 10 000 kompani, të cilat e konsiderojnë Përgjegjësinë Sociale sinjë mjet të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të qendrueshëm dhe invoacionit. Është njëoportunitet i madh jo vetëm për 15 anëtarët e Rrjetit tonë por edhe për të gjitha kompanitë e tjeraqë dëshirojnë ti bashkohen misionit tonë, qëllimi i të cilit është rritja e kontributit të biznesevenë shoqëri, komunitet dhe mjedis” u shpreh zoti Frantzis. 
Albania CSR Network, si platforma kombëtare që përfaqëson praktikat më të mira meskomunitetit të biznesit në Shqipëri e konsideron anëtarësimin e saj në CSR Europe si njëmundësi vitale për anëtarët ekzistues dhe ata potencialë në kuadër të projekteve, partneritetevedhe aktiviteteve të shumta që ky anëtarësim do të mundësojë.
Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale është një organizatë jo fitimprurëse, anëtarët e të cilit janëpërfaqësues të bizneseve të mëdha që operojnë në Shqipëri. Albania CSR Network ështëthemeluar në mars të vitit 2013. Misioni kryesor i këtij rrjeti është nxitja dhe promovimi irëndësisë së përgjegjësisë sociale të korporatave për komunitetin e biznesit ashtu si edhe mjedisin tonë shoqëror. Qëllimi i CSR Albania është që përmes këtyre aktiviteve të promovohenpraktika të qendrueshme biznesi. Rrjeti ka 15 anëtarë. Presidenca dhe Sekretariati i Përgjithshëmdrejtohen nga ANTEA Cement.
Sigal