Sektori i energjisë,qeveria shqiptare marrëveshje me “Power China”

670
Sigal

Sektori i energjisë në Shqipëri tani do të ketë mbikqyrjen nga  kompania shtetërore kineze Poëer China. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nënshkuar një Memorandum Bashkëpunimi me kompaninë shtetërore kineze Power China. Sipas mediave kineze memorandumi është  nënshkruar gjatë bisedës së dy kryeministrave, të cilët kërkuan  zbatimin sa më parë të tij. Memorandumi u firmos nga ministri i  Energjetikës Damian Gjiknuri dhe Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Powr China Chengdu Engineering Corporation Limited. Power China zotëron 50 për qind të tregut botëror të hidroenergjisë, e listuar me AAA. Të martën në mbrëmje Powr China e mirëpriti delegacionin qeveritar shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të udhëtonte me trenin e shpejtësisë së lartë të linjës Pekin – Tianjin. Kjo hekurudhë është ndërtuar nga Power China.