Sejko pret zv.presidentin e Bankës Botërore; diskutohen reformat ekonomike

692
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim zv.presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Siril Myler. Guvernatori e njohu drejtuesin e lartë të BB me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare. Ai u ndal tek reformat dhe masat e ndërmarra për ringritjen e ekonomisë, si dhe treguesit pozitivë të sistemit bankar. Nga ana e tij, Myler vlerësoi Bankën e Shqipërisë për kontributin e veçantë në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik dhe konsolidimin e sistemit financiar në Shqipëri. Në përfundim, ai shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, nëpërmjet asistencës teknike dhe zhvillimin institucional të saj.
Sigal