Sigal

Kostot e ndërtimit të rrugëve dhe mirëmbajtjes së tyre po rriten me shpejtësi teksa argumentet me analiza mbështetëse për këtë ecuri mungojnë. Ministria e Infrastrukturës ka lajmëruar se synon të trefishojë kostot për njësi për mirëmbajtjen e rrugëve duke i çuar ato në 11 mijë euro në vit për kilometër nga 300 euro në vit që shpenzohen aktualisht. Por burimet nga ARRSH shpjeguan se kosto e mirëmbajtjes së rrugëve është rritur dukshëm me projektin e ri “mirëmbajtje me performancë”, duke përfshirë në mirëmbajtje me kushte dimri të ashpër edhe në qytetet ku ka mbi 300 ditë diell. Sakaq, Ministria e Transportit në programin e saj buxhetor afatmesëm pohon se rritja e kostos së mirëmbajtjes synon të ulë numrin e aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numrin e pikave të zeza me 23%, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit. Mirëpo teksa fondet për mirëmbajtjen janë duke u rritur vit pasi viti, pasi më 2017 ato ishin më shumë se 3 miliardë leke gati tre herë më shumë se 2013, numri i aksidenteve rrugore nuk është ulur, sipas pritshmërie. Ndërsa sa i përket investimeve në infrastrukturë qeveria shqiptare synon që në tre vitet në vijim të kompletojë akset rrugore nacionale të koncesionuara me PPP, si: Rruga e Arbrit, Thumanë–Vorë–Kashar, Kashar– Rrogozhinë; Milot–Balldren; Orikum–Dukat; Kardhiq–Delvinë brenda vitit 2021 nëpërmjet partneritetit publik privat në kuadër të projektit “1 miliard. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe synohet rikonstruksioni i segmentit hekurudhor Tiranë–Durrës, si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore Tiranë-Rinas. Fondet dedikuar infrastrukturës rrugore pritet të arrijnë në 31,6 miliardë lekë me 2021, ku pjesa më e madhe e tyre do të dedikohen për koncesionet dhe mirëmbajtjen. Fondet transportin rrugor në tre vitet në vijim rriten me 30%

Po si reagojnë ekspertët dhe qytetarët shqiptarë?! Ja faktet për rrugët në Evropë

Ky është krim në bashkëpunim. Në Evropë për rrugë lineare (të drejta) 3 + 1 me karrexhat pra me 8 korsi ku dy janë emergjence kap vlerën maksimale 1 milion €. Në Shqipëri është 5.6 milion €, për rrugë me thyerje në Evropë kap vlerën 2.1 milion € në Shqipëri është 12.3 milion €. Tani më thoni, a ka vjedhje? Sigurisht që ka vjedhje në mënyrë mizore ku me aq lekë mund të ndërtoheshin mbi 1200 km rrugë dhe Shqipëria të ishte në vendet me infrastrukturën më të mirë rrugore në rajon. Të mendosh Mali i Zi që 75% e vendit është malor ka infrastrukturë rrugore 4 herë më të mirë se ne, Kosova 10 vjet shtet ka 3 herë infrastrukturë rrugore më të mirë se ne. Në Shqipëri vilen 430 milion € për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ne nuk kemi rrugë, nuk kemi infrastrukturë. Ka mbi 5 vite që rruga Tiranë – Elbasan nuk mbaron, kanë mbetur vetëm 15 km dhe me këtë segment janë marrë mbi 60 milion €. I keni parë koncesionet e fundit, një rrugë 21 km kap vlerë 270 milion €, si mund të presësh që të kemi infrastrukturë rrugore kur fondi i një viti lëvrohet vetëm për 21 km. Me këto ritme mbas 10 vitesh nuk do të kemi asnjë rrugë pasi dhe ato që janë bërë do të amortizohen. Kjo është vjedhje në bashkëpunim i të gjithë organeve ligj zbatuese dhe ekzekutive. Bëjini dhe rrugët me kalldrëm tani me taksa se vetëm kjo ka mbetur, i ndërtojmë me paratë tona na vendoset dhe pagesë kalimi për atë që kemi paguar. Del ministri dhe bën shaka, lekët e buxhetit të shtetit nuk janë të qytetarëve që sipas tij i bie ti ketë të plakut dhe plakës vetë që ja kanë lënë trashëgimi. Si mbushet buxheti apo s’ka gjë se ato ne i marrim i ndajmë me zëra dhe pastaj s’janë të popullit po të ministrit dhe shtetit. E kuptoni se në çfarë niveli kemi arritur të talljes dhe përbuzjes se inteligjencës njerëzore?!