Rrjeta e inceneratorëve/ Kërcënimi për t’u hequr menaxhimin e mbetjeve 61 bashkive, sinjal për krijimin e një koncesioni monopol

264
Sigal

Kërcënimi i Ramës është sinjal paralajmërues, se edhe 245 milionë Euro, që shteti jep për pastrimin e mbetjeve urbane në zonat e 61 bashkive, do përdoren si shërbim PPP, duke e justifikuar me gjoja dështimin e këtij shërbimi nga pushteti lokal.Këtë skenar e paralajmëroi kryeministri Rama, me takimin urgjent që bëri për krizën e mbetjeve, duke akuzuar kryebashkiakët për dështim organizimi punësh në pastrimin e qendrave të banuara e zonave turistike.Me skenarin e plehrave në Durrës, Shijak e Kavajë, kryeministri Rama na ka bindur, se nuk ka merak pastrimin e plehrave dhe mjedisin e pastër, por sajimin e krizës artificiale dhe në këtë shërbim, me qëllim krjimin e një koncesioni monopol privat.Sepse logjikisht, duke përdorur emrat e 3-4 bashkive të qelbura nga plehrat, për shkaqe korrupsioni të kryetarëve, kryeministri nuk mund të kërcënojë heqjen e pastrimit nga kompetenca e bashkive dhe kalimin te privati.Madje, Rama as nuk duhet ta thoshte, se do çojë Pjerin Ndreun në Himarë, që ta pastrojë si Lezhën e Shëngjinin; por me kompetencën ligjore si kryeministër, të shkarkojë Goron dhe ata kryebashkiakë që kanë kanë dhënë miliarda lekë tendera çdo vit e plehrat nuk pastrohen.Dyshime se kjo mbështetje ishte hapi i parë drejt një PPP-je të re plehrash në pushtetin lokal; krijoji dhe faktin, se Rama nuk përmendi as tmerrin e plehrave të Durrësit, kur kryetarja Emiriana Sako i la qëllimisht 1 muaj pa pastruar, si skenar i urdhëruar nga vetë Rama, për t’i dhënë 11 milionë Euro ortakëve Zoto-Mërtiri të Landfillit-Tiranë.

Nuk përmendi as Armando Subashin, që po interesa të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në Landfillin-Fier, i la plehrat “mullar” për 1 muaj dhe helmoi banorët duke u bënë zjarrin.Dyshimi se po sajohet një PPP tjetër plehrash me vlerë 245 milionë Euro në vit, është fakti se kryeministri dha alarmin për këtë situatë mjedisore, por nuk u kërkoi llogari kryebashkiakëve, se përse po qelben qytetet nga plehrat, kur shteti ka paguar miliarda lekë.

Kryeministri nuk kërkoi llogari, për këto dy arsye:

Së pari, sepse e di që miliardat për tenderët e pastrimit të 12 bashkive të mëdha dhe 32 bashkive të mesme, i marrin vetëm Shkëlqim Fusha, Sadri Abazi, Gentian Sulaj, Fatmir Kuçi, Ben Qimja, Maksim Fejzulla, Eduard Kapri dhe të “fortët” e Beratit.

Së dyti, sepse atë mbledhje gjoja “urgjente”, Rama e përdori si sinjal paralajmërues për kalimin e pastrimit 61 bashkive në 1 koncesion të përbashkët, duke u dhënë mesazhin kryetarëve, që duhet të hedhin firmat për PPP-në e plehrave, sepse e di sa kanë vjedhur me tenderët tyre./Pamfleti

Zoto ‘kap’ edhe bashkitë e Patosit dhe Roskovecit

Pak javë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për menaxhimin e dobët të mbetjeve urbane, duke u sygjeruar që të lidhin kontrata me inceneratorët, disa nga drejtuesit e pushtetit lokal nuk kanë humbur kohë për të bërë marrëveshje me Klodian Zoton. Bashkia e Roskovecit dhe ajo e Patosit kanë lidhur marrëveshje me inceneratorin e Fierit, në pronësi të Zotos. Sipas Maksi Gogës, nënkryetar i bashkisë së Roskovecit, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm mbetjet urbane të kësaj bashkie do të digjen te inceneratori i Fierit.Ndërkohë, Patosi ka nisur që tani të dërgojë mbetjet urbane te inceneratori i Klodian Zotos. Këtë gjë e konfirmoi Vangjel Nushi, drejtor i shërbimeve në këtë bashki, i cili u shpreh se shpenzimet do të përballohen nga buxheti i bashkisë.Por asnjë nga dy zyrtarët e bashkive, Roskovec dhe Patos, nuk tregon se sa është vlera e kontratës që këto institucione kanë lidhur me inceneratorët për të dërguar mbetjet urbane në zonat respektive. Nga ana tjetër, nënkryetari i bashkisë së Roskovecit, pranon se dërgimi i mbetjeve në incinerator do të pasohet me rritje të taksave për qyetarët.Disa ditë më parë, edhe kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj konfirmoi për ‘Syri’se nga janari do të dërgojë mbetjet urbane në inceneratorin e Fierit. Gjithashtu, Ismailaj paralajmëroi se për bizneset e mëdha në këtë bashki do të ketë rritje të taksave, me qëllim përballimin e kostove për djegien e mbetjeve në inceneratorin e Klodian Zotos.