Rritja ekonomike, Cani: Domosdoshmëri rishikimi i buxhetit

681
Ministri i Financave mbrojti aktin normativ të Qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe për t’iu përshtatur ndarjes së re të territorit. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Cani deklaroi se rishikimi i buxhetit lindi si domosdoshmëri edhe nga reforma administrative.
Lidhur me rënien e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, ministri Cani u qëndroi argumentave të dhënë edhe më herët. Sipas tij, të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së Prodhimit të Brendshëm në sektorin bujqësor dhe atë energjetik, rënia e interesave në tregun bankar, që e vlerësoi si një sinjal të mirë për ekonominë pasi rënia e interesave rrit kreditimin dhe nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Sigal