Rritja e pagave me 7%, ja sa do të marrin mësuesit dhe drejtorët

1078
Sigal

Qeveria miratoi pak kohë më parë shtesën me 7% të pagave të arsimtarëve. Kjo rritje do të fillojë në muajin maj dhe nga ky vendim do të përfitojnë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave. Rritja për rreth 35 mijë arsimtarë do të varet nga vjetërsia në punë, kualifikimi dhe diploma. për drejtorët e shkollave rritja do të vlerësohet në bazë të numrit të nxënësve. Diploma e mësuesit të shkollës së mesme vlerësohet me 14 mijë lekë të cilës i shtohet edhe 2% për çdo vit pune e më pas paga e cila do të rritet me 7%. Çka do të thotë se një mësues gjimnazi në maj pritet të marrë një pagë prej 45.000 lekësh nga 42.300 mijë lekë që merrte më parë. Për drejtorët e shkollave të mesme të cilët kanë më shumë se 700 nxënës paga pritet të bëhet 61.000 lekë nga 58.300. E njëjta shtesë pritet të jetë edhe për drejtorët e shkollave për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ndërkohë që për mësuesit e shkollave 9-vjeçare paga pritet të rritet deri në 42.000 lekë, nga 39.000 lekë për ciklin e lartë, dhe 36.600 nga 34.600 për atë të ulët. Ndërsa për drejtorët e shkollave 9-vjeçare të cilat kanë mbi 700 nxënës paga do të rritet nga 47.800 lekë në 50.800 lekë. Për drejtorët e shkollave 9-vjeçare, që kanë një numër më të ulët nxënësish deri në 300, paga do të rritet deri në 48.500 nga 46.700 lekë që është aktualisht.

                                                            Paga aktuale Paga e rritur

Mësues gjimnazi 42.300 45.000

Drejtor gjimnazi (mbi 700 nxënës) 58.300 61.000

Drejtor gjimnazi (deri 300 nxënës) 57.2 00 58.700

Mësues të shkollave (aftësi të kufizuara) 42.300 45.000

Drejtor gjimnazi (aftësi të kufizuara) 58.300 61.000

Mësues 9-vjeçare (cikli i lartë) 39 .000 42.000

Mësues 9-vjeçare (cikli i ulët) 34 .600 36.600

Drejtor shkolle 9-vjeçare (mbi 700 nxënës) 47.800 50.800

Drejtor shkolle 9-vjeçare (deri në 300 nxënës) 46.700 48.500