Raporti që mat 82 ekonomi botrore për punët dhe pagat e rendisin Shqipërinë në vendin e 81. Hetim kasave fiskale

881
KASAT FISKALE - Nje shitese duke regjistruar shitjet ne kasen fiskale. Qeveria ka nxjerre urdher se do te pajisen te gjitha bizneset me kete aparat, por eshte kundershtuar nga opozite per cmimin e larte te saj.
Sigal

Raporti: Ja ku renditet Shqipëria për punën dhe pagat!

Sapo është bërë publik raporti që mat 82 ekonomi botërore, përfshirë edhe Shqipërinë, në pesë dimensione kryesore të lëvizjes sociale, përkatësisht:

  1. shëndetësinë,
  2. shkollën (qasjen, cilësinë dhe barazinë),
  3. teknologjinë, punën (mundësitë, pagat, kushtet),
  4. mbrojtjen dhe institucionet (mbrojtjen sociale
  5. institucionet gjithëpërfshirëse).

“Indeksi Global i Progresit Social” i jep Danimarkës vendin e parë (me 85 pikë), pasuar nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda. Në dhjetë vendet e para janë Holanda, Zvicra, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Nga ekonomitë e G7, Gjermania është ka shënuar më shumë progres (e 11-ta, me 78.8 pikë), e ndjekur nga Franca (e 12-ta). Kanadaja (e 14-ta) i paraprin Japonisë (e 15-ta), Mbretërisë së Bashkuar (e 21-ta), Shteteve të Bashkuara (e 27-ta) dhe, më në fund, Italisë, e cila është në vendin e 34-t, pasuar nga Portugalia dhe Spanja).Vendet me progres më të madh social janë të gjitha vendet europiane dhe vendet nordike absolutisht në “krye”. Në lidhje me progresin në fushën e punës, pagave dhe mundësive për punësim vendi ynë radhitej në vendin e 81-të. Ndërsa për sa i përket progresit të përgjithshëm për të gjitha fushat e marra në konsideratë Shqipëria radhitej në vendin e 54-t. Në raportin e tij të parë vjetor për rritjen sociale, Forumi Ekonomik Botëror nënvizon se në një shoqëri të aftë t’u ofrojë të gjithëve mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre, pavarësisht nga origjina socio-ekonomike, jo vetëm që do të kishte më shumë kohezion social, por do të forconte edhe rritjen ekonomike. Një rritje prej 10% e progresit sociale në të vërtetë do të shtyjë PBB-në pothuajse 5% më shumë në 10 vjet, tregon studimi i publikuar në prag të samitit vjetor të Wef në Davos. Sidoqoftë, shumë pak ekonomi kanë kushtet e duhura për të lehtësuar uljen e pabarazive dhe përfshirjen. Shanset e një personi në jetë përcaktohen gjithnjë e më shumë nga pika e fillimit, domethënë nga gjendja socio-ekonomike dhe nga vendi i lindjes. Si rezultat, pabarazitë e të ardhurave kanë zënë rrënjë dhe klasa sociale është e paravendosur.