Qeveria rialokon fondet e papërdorura, 27 mil lekë i kalojnë Ministrisë së Brendshme

696
Për të mos djegur fondet që institucionet shtetërore nuk kanë arritur t’i përdorin dhe kryesisht ato të investimeve publike, qeveria po bën rialokimin e tyre drejt projekteve që kanë ecuri më të mirë. Në mbledhjen e fundit te Këshillit te Ministrave u vendos qe të rriten fondet për ministrinë e Brendshme, për emergjencat e dimrit dhe për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar.
Dy muaj përpara mbylljes së vitit buxhetor qeveria ka nisur të bëjë rialokimin e fondeve të papërdorura drejt projekteve me ecuri më të mirë, me qëllim mos djegjen e tyre.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u vendos që të shtohej me 27 milionë lekë fondi për ministrinë e Punëve të Brendshme.
Para këto që do të përdoren për blerje pajisjesh për Policinë e Shtetit.
Gjithashtu qeveria ka vendosur që të shtojë me 61.5 milionë lekë fondin për emergjencat civile, për mbulimin e shpenzimeve për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar, dëmshpërblimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme, si dhe fond rezervë 88.5 milionë lekësh për të përballuar emergjencat e pritshme dimërore.
Qeveria pritet të bëjë rialokime të tjera fondesh gjatë mbledhjeve të ardhshme. Kjo pasi janë fonde të konsiderueshme vecanërisht në zërin investimeve publike që nuk janë realizuar këtë vit dhe që rrezikojnë të digjen.
Sipas të dhënave të ministrisë së Financave, deri në shtator, invetsimet publike ishin realizuar vetëm sa 52% e planit, duke bërë që një pjesë e konsideruehsme të akumulohej në tre muajt e fundit të vitit.
Sigal